18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

4. Zhvillimi i infrastrukturës së bartjes së energjisë: Kosova ka shthurur funksionin e bartjes

(KOSTT sh.a. tanimë është korporatizuar) dhe është duke punuar në avancimin e kapaciteteve

të saja të bartjes dhe transformuese për furnizim vendor dhe lidhjes më të mirë me sistemet

e shteteve fqinje, përmes rehabilitimit, përforcimit dhe zgjerimit të infrastrukturës së saj të

bartjes.

5. Zhvillimi i infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë: Është e domosdoshme që Kosova t’i

zvogëlojë në mënyrë drastike humbjet e energjisë, si ato komerciale ashtu dhe ato teknike në

sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po ashtu, kërkohet edhe zgjerimi dhe fuqizimi

i rrjetit të shpërndarjes së ngrohjes qendrore.

6. Promovimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë: Kosova synon ta mbulojë

shumicën e kërkesave për kapital në sektorin e energjisë përmes investimeve private. Për ta

joshur kapitalin privat, Kosova duhet ta përfundojë ristrukturimin e sektorit të energjisë dhe

ta ofrojë një mjedis të qëndrueshëm rregullator brenda kontekstit të një tregu konkurrues, si

dhe të përdorë disa mjete të duhura institucionale. Shthurja e mihjes së linjitit, prodhimit të

energjisë elektrike dhe shpërndarjes së saj, si pjesë e procesit tanimë të filluar të ristrukturimit,

janë parakushte për joshjen e kapitalit privat në pajtim me Acquis-në e BE-së për sektorin e

energjisë.

7. Optimizimi i shfrytëzimit të të gjitha burimeve të energjisë në dispozicion, përfshirë burimet

vendore dhe ato të importuara: Kosova duhet ta shfrytëzojë avantazhin që i japin burimet

e shumta të linjitit dhe të planifikojë shfrytëzimin e tyre racional për prodhim të energjisë

elektrike, duke shfrytëzuar përparësinë konkurruese të industrisë së saj elektroenergjetike

në Komunitetin e Energjisë. Veç kësaj, ajo do të shfrytëzojë në mënyrë racionale të gjitha

burimet e tjera të energjisë, si potencialin hidroenergjetik dhe burimet tjera të energjisë së

ripërtëritshme.

8. Promovimi i vetëdijesimit mbi mbrojtjen mjedisore në aktivitetet e energjisë: Në pajtim me

TKE, Kosova është e vendosur të zbatojë Acquis Communautaire mbi Mjedisin për sa i

përket eksploatimit të burimeve të energjisë dhe ndërtimit dhe operimit të infrastrukturës së

energjisë elektrike.

9. Sigurimi i shfrytëzimit efiçient të energjisë dhe promovimi i përdorimit të burimeve të

ripërtëritshme të energjisë: Kosova ka bërë plane për promovimin e Efiçiencës së Energjisë

dhe shfrytëzimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, si dy opsione të ndërlidhura të

zhvillimit të qëndrueshëm, të cilat kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme të furnizimit dhe

mbrojtjes së mjedisit.

10. Zhvillimi i infrastrukturës së rrjetit të gazit: Është me rëndësi për Kosovën që në një periudhë

afatmesme të lidhet në rrjetat rajonale të gazit përmes investimeve private. Kjo do të shtojë

shumëllojshmërinë e burimeve të energjisë dhe kontribuojë konsiderueshëm në zvogëlimin

e konsumit të energjisë elektrike në ekonomitë familjare dhe sektorin e shërbimeve.

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 61

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!