18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Qeveria e Kosovës, përveç të tjerave, do të:

1. konsultohet me këshilltarët e transaksionit dhe këshilltarët e kornizës ligjore dhe

rregullative gjatë procesit të përzgjedhjes së ofertuesit të preferuar;

2. marrë vendimet me kohë mbi çështjet e politikave;

3. finalizojë “Planin zhvillimorë të fushës së minierës së re”, përfshirë planin hapësinor

të zonës së veçantë, ku do të zhvillohen të gjitha aktivitetet e lidhura me projektin

‘Kosova e Re’;

4. përcaktojë politikat ujore bazuar në prioritetet e shfrytëzimit të ujit;

5. finalizojë ndërtimin e linjës së re interkonjektive 400 kV me Republikën e Shqipërisë;

dhe

6. fillojë me aktivitetet për hartimin e dokumentacionit për ndërtimin e linjës së dytë

interkonjektive 400kV me Republikën e Maqedonisë.

11.2.5 Rivitalizimi i TC ‘Kosova B’ me pjesëmarrjen e sektorit privat

Rivitalizimi i TC ‘Kosova B’ është domosdoshmëri teknike. Ai jo vetëm do ta rrisë besueshmërinë

në punë të këtij termocentrali dhe disi edhe kapacitetin prodhues të tij, por njëherësh do ta

mundësojë edhe respektimin e normave mjedisore të kërkuara nga ligji në fuqi.

Periudha kur do të kryhet ky rivitalizim do të lidhet me kohën e futjes në operim të Termocentralit

‘Kosova e Re’. Qeveria do të realizojë rivitalizimin e termocentralit ‘Kosova B’, duke angazhuar

sektorin privat. Forma e përfshirjes së sektorit privat do të vlerësohet dhe përzgjidhet me kujdes.

Preferohet forma e partneritetit publik privat (PPP). Qeveria do të angazhojë mbështetjen

e donatorëve për kryerjen e të gjitha studimeve të nevojshme për arritjen e rivitalizimit të TC

‘Kosova B’ në kohën e duhur me investime private.

11.2.6 Modernizimi i sistemit të bartjes dhe integrimi ndërkombëtar i tij

Politika që do të zbatohet

Qëllimi kryesor i strategjisë, sa i përket sistemit të transmisionit, është krijimi i infrastrukturës

së qëndrueshme për t’i përballuar nevojat në rritje për furnizimin e konsumatorëve vendorë dhe

rritjen e mundësive të Kosovës për të këmbyer energji elektrike në tregun rajonal.

Avancimi i mëtutjeshëm dhe investimet e reja janë të domosdoshme në rrjetin e bartjes. Investimet

e fokusuara do të përmirësojnë besueshmërinë e sistemit të bartjes, do të eliminojnë kufizimet

në transferimin e energjisë elektrike, do të lehtësojnë shkëmbimet rajonale të energjisë elektrike,

si dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e humbjeve teknike. Përforcimi i interkonjeksioneve të

Kosovës në tregun rajonal të energjisë elektrike është i domosdoshëm për të arritur siguri të

furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Rehabilitimi i disa nënstacioneve është i domosdoshëm

për uljen e humbjeve teknike, përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë.

Është e domosdoshme që zhvillimi i infrastrukturës së transmetimit të bëhet në harmoni me

kriteret që sigurojnë besueshmërinë e operimit sipas standardeve evropiane. Para së gjithash,

është me rëndësi të tejkalohen kufizimet në shkëmbimet e energjisë elektrike me vendet fqinje,

sidomos me Shqipërinë nëpërmjet të ndërtimit të linjës së re 400 kV. Kërkesa për intensifikim të

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!