18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

• Ndërtimi i nënstacioneve të domosdoshme në të gjitha nivelet;

• Përcaktimi i nevojave të mëtutjeshme për nënstacionet e reja dhe kalimin në nivele

të ndryshme të tensionit;

• Krijimi i kushteve për kyçje në sistemin e shpërndarjes të kapaciteteve prodhuese të

energjisë, të bazuara në burimet e ripërtëritshme.

11.2.8 Zhvillimi i tregut të energjisë elektrike dhe konkurrenca

Politika që do të zbatohet

Qeveria është e angazhuar në zbatimin e të gjitha obligimeve të Traktatit për Komunitetin e Energjisë

(TKE), në kuadër të të cilit krijimi i tregut të lirë dhe konkurrues të energjisë është një nga obligimet

kryesore. Krijimin e tregut energjetik e detyrojnë edhe ligjet e Kosovës.

Po të kemi parasysh mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme gjeneruese, kufizimet në rrjetin e

bartjes, gjendjen teknike të rrjetit të shpërndarjes dhe vështirësitë për shkëmbime energjetike në sasi të

mjaftueshme me vendet e tjera, si dhe çmimet e larta të importit, duket se zhvillimi i një tregu vendor

konkurrues për energjinë elektrike praktikisht është i pamundur në një periudhë afatshkurtër.

Masat kryesore që do të ndërmerren

Për ta plotësuar obligimin nga TKE, hapja e tregut të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët

jofamiljarë mund të bëhet shpejt, por kjo nuk nënkupton hapjen e tij në praktikë, kryesisht sepse

rrjeti i shpërndarjes nuk është në nivelin e duhur teknik ta ofrojë pa probleme qasjen e palës së

tretë (Third Party Access), si dhe sepse çmimet në tregun e huaj të energjisë elektrike nuk janë të

favorshme, krahasuar me çmimet në Kosovë.

Qeveria do t’i bëjë të gjitha përpjekjet dhe mbështesë përgatitjet e duhura sa i takon bazës

rregullatore që tregu vendor i energjisë të krijohet si pjesë e tregut rajonal të energjisë, në kuadër

të TKE-së. Kjo nënkupton se modeli dhe rregullat e tregut Kosovar të energjisë elektrike do të jenë

në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e TKE-së.

Në kuadër të TKE-së, Kosova detyrohet edhe të ketë provizionet e konkurrencës në përputhje me acquis të

BE-së. Është konstatuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë se ligji ekzistues për konkurrencën në

Kosovë nuk është plotësisht në përputhje me acquis të BE-së. Për këtë MEM do të nxisë MTI-në dhe MEFin

që ky ligj të rishikohet/amandamendohet dhe të implementohet plotësisht nëpërmjet mekanizmave të

identifikuara në të, duke mbuluar si duhet edhe tregun e energjisë të Kosovës në të ardhmen.

11.2.9 Tarifat e energjisë elektrike dhe mbrojtja sociale

Politika që do të zbatohet

Është politikë e Qeverisë që ta mbështesë rritjen graduale të tarifave të energjisë në mënyrë që

ato të mbulojnë kostot e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe importit. Rritja do të bëhet

graduale dhe e studiuar në mënyrë që çdo rritje të jetë e përballueshme nga të ardhurat e shumicës

dërmuese të amvisërive në Kosovë. Për ta arritur këtë të fundit, MEM do ta koordinojë përgatitjen

e një studimi mbi mundësinë e konsumatorëve për t’i përballuar shpenzimet për energji.

Faqe 72

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!