18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

fuqishme dhe efektive për vjedhjen e energjisë elektrike nga konsumatorët dhe për

korrupsion të punonjësve të KEK-ut;

5. Do të ofrojë burime dhe autorizime për policinë në asistimin e KEK sh.a. në identifikimin

dhe regjistrimin sistematik të të gjitha rasteve të vjedhjes dhe, sipas nevojës, të kryejë

arrestime;

6. Do të ofrojë burime dhe do të fuqizojë gjykatat që me shpejtësi të trajtojnë ngarkesën

e madhe të lëndëve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe të mospagesave, si dhe të

trajtojnë rastet e reja në të njëjtën mënyrë; dhe

7. Do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për KEK sh.a. përmes fushatave të pandërprera

mediale për edukimin publik.

11.2.3 Mjedisi ligjor dhe rregullator

Për sa i përket kornizave ligjore dhe rregullatore për sektorët e energjisë dhe të minierave, Kosova do

të mbështetet në rekomandimet e Këshilltarëve Ligjorë dhe Rregullatorë të PATEL-it, duke përfshirë

rekomandimet përkitazi për legjislacionin e propozuar për Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Social

(VSMS) dhe korrigjimet e propozuara në Ligjin për Shpronësime. Po ashtu, Qeveria është e përkushtuar

në mbështetjen e fuqizimit të pavarësisë dhe kompetencave të autoriteteve rregullatore të energjisë dhe

minierave, si dhe për të siguruar ndarjen e duhur të funksioneve politike dhe rregullatore, në pajtim me

kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe Direktivat e BE-së në fuqi.

Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë autonominë dhe pavarësinë e ZRrE-së, sepse kjo kërkohet jo

vetëm për të siguruar që KEK sh.a. dhe KOSTT sh.a. mund të bëhen të vetëqëndrueshme, por edhe

për të arritur besimin e investitorëve të mundshëm. Prandaj, Qeveria do t’i mbështesë dhe respektojë

vendimet e ZRrE-së.

Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale (KPMM) është i ngarkuar me licencimin e minierave

të thëngjillit dhe sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat për shëndetin dhe sigurinë. Qeveria njeh

rëndësinë e autonomisë dhe pavarësisë së KPMM-së.

11.2.4 Termocentrali ‘Kosova e Re’

Qeveria është zotuar për zhvillimin e mihjes së re të linjitit me kapacitetet përkatëse të gjenerimit,

përmes investitorit strategjik privat (më tutje nën emrin “Projekti Kosova e Re”). Përmes grantit të

Bankës Botërore, Projekti i Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti (PATEL), Qeveria e Kosovës

ka angazhuar këshilltarë të transaksionit, këshilltarë të kornizës ligjore dhe rregullative, dhe

këshilltarë të masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale. Këta këshilltarë të projektit po e mbështesin

Qeverinë gjatë përgatitjes të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues për zhvillimin e

projektit ‘Kosova e Re’.

Pakoja finale e tenderit për Projektin ‘Kosova e Re’, përveç termocentralit të ri dhe mihjes së

nevojshme për të, mund të përfshijë, ose të mos përfshijë, një pjesë të caktuar, apo tërë rezervat

e ‘Minierës së Re’. Gjatë vitit 2009, Qeveria do ta definojë përmbajtjen e kësaj pakete, në

mënyrë të tillë që Projekti të realizohet me sukses duke kënaqur sa më mirë të jetë e mundur

pritshmëritë prej tij nga institucionet e Kosovës. Pasi Qeveria të përcaktojë përmbajtjen e pakos

tenderuese, Këshilltarët e Transaksionit do të finalizojnë Ftesën për Propozim (FpP). Ofertat priten

të dorëzohen në 3-mujorin e katërt të vitit 2009, të vlerësohen në 3-mujorin e parë të 2010, dhe

përmbyllja financiare pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2010.

Faqe 68

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!