18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Ulja e ndotjes në ajër dhe ujërave (Kosova A)

Për shkak të pajisjeve të vjetra dhe me funksionim të dobët, ‘Kosova A’ liron sasi të mëdha të

materieve/grimcave të ngurta në ajër dhe ndotë ujërat sipërfaqësore. Qeveria do ta përkrahë KEK

sh.a. për të:

1. Riparuar dhe funksionalizuar, deri në vitin 2010, sistemin e trajtimit dhe deponimit të

hirit dhe sistemin e trajtimit të ujërave të zeza për tërë termocentralin, duke përfshirë

kthimin nga transportimi dhe deponimi i thatë në atë hidraulik të hirit; dhe

2. Instaluar sistemin e monitorimit mjedisor.

Masat mbrojtëse sociale

Qeveria është zotuar që çështjet sociale që lindin nga zhvillimi i minierave t’i adresojë në pajtim me

praktikat më të mira ndërkombëtare. Politikat sociale për konsultime, pjesëmarrje dhe zhvendosje

të komunitetit, janë duke u harmonizuar me rregulloret e BE-së. Qeveria do të sigurojë që ndikimet

në njerëzit e prekur nga zhvillimet e sektorit adresohen si duhet. Qeveria do të:

1. Zhvillojë dhe miratojë një kornizë politikash sociale për qeverisjen e të gjitha aspekteve

të zhvendosjes;

2. Fillojë në vitin 2009 me përpjekjet për bonifikimin e tokës, duke riformësuar dhe

rikultivuar pjesët e mbuluara me djerrinë nga minierat ekzistuese të linjitit; dhe

3. Zhvillojë politika të përshtatshme për të siguruar shpërndarje transparente dhe të drejtë

të tokave të bonifikuara, përfshirë politikat për zhvendosjen e ekonomive familjare dhe

komuniteteve të prekura.

11.8 Vendosja e sistemit modern të statistikave energjetike

Sistemi i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave, që tashmë është në realizim e sipër edhe në

MEM, duhet të jetë plotësisht në pajtim me sistemin EUROSTAT sa i përket metodave plotësisht

të përcaktuara për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, si në drejtim të konsumit, ashtu edhe

në drejtim të furnizimit me burime energjetike.

Një sistem i tillë i statistikave energjetike ka për qëllim të sigurojë pasqyrë të plotë për Qeverinë,

investitorët dhe palët tjera të interesuara mbi gjendjen reale energjetike të vendit, si në drejtim

të konsumit/tregut të burimeve energjetike, ashtu edhe në drejtim të potencialeve përkatëse

energjetike, për ta bërë të mundur shfrytëzimin racional të tyre.

Në periudhën afatshkurtër në Kosovë do të vendoset një sistem adekuat i grumbullimit, përpunimit

dhe verifikimit të shënimeve të plota dhe të besueshme për prodhimin dhe konsumin e energjisë

sipas sektorëve. Më tej do të kalohet edhe në një sistem të të dhënave rajonale, i cili do ta bëje

të mundur vlerësimin e situatave energjetike në nivel rajonal, kjo për ta mbështetur më mirë

zhvillimin në nivel rajonal.

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 79

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!