18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

(iii) disa përmirësime mjedisore të sistemit të shkarkimit të hirit dhe stabilimenteve të TC

‘Kosova A’; dhe

(iv) (iv) importimin e energjisë elektrike sipas nevojës, së paku deri në fund të vitit 2010.

Megjithatë, gjendja e dobët financiare dhe performanca ende e dobët e KEK sh.a. lënë të kuptojnë

se KEK sh.a. nuk ka mundësi të financimit të më shumë se një pjese të vogël të këtyre shpenzimeve

të domosdoshme. Prandaj, Qeveria duhet të ndërhyjë, sipas nevojës, për të ofruar një pjesë, apo të

gjitha resurset e duhura për nevojat e përshkruara më lart.

11.3 Ngrohja e përqendruar

Politika që do të zbatohet

Ligji për Ngrohje Qendrore vendosë kushtet dhe standardet për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit,

shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë termike për ngrohje, si dhe kushtet për operimin e

ndërmarrjeve të ngrohjes dhe subjekteve të tjera relevante. Ai, po ashtu mundëson qasje në rrjet

dhe orienton organizimin e tregut të ngrohjes.

Masat që do të ndërmerren

Masat për zhvillimin e sistemeve ekzistuese dhe të reja të ngrohjes së përqendruar përfshijnë:

• Krijimin e kushteve të favorshme biznesore dhe nxitja e realizimit të projektit për

furnizim të Prishtinës me bashkëprodhim të energjisë nga TC ‘Kosova B’;

• Orientimin e komunave drejt angazhimit të sektorit privat në zhvillimin dhe operimin

e ndërmarrjeve të ngrohjes qendrore, përfshirë nxitjen për rinovimin teknologjik dhe

masat për mbrojtjen e mjedisit;

• Promovimin e prodhimit të kombinuar ekonomik të energjisë në tërë territorin e

Kosovës;

• Mbështetjen e iniciativave për ndërtimin e sistemeve të reja të ngrohjes qendrore në të

gjitha qendrat regjionale të Kosovës.

11.4 Gazi natyror

Politika që do të zbatohet

Studimi i Gazifikimit në Evropën Juglindore i Bankës Botërore dhe KfW (tetor 2007) ka shqyrtuar

mundësitë ekonomike të sjelljes së gazit në Kosovë. Ai konkludoi se mund të jetë i realizueshëm

furnizimi i ngarkesave industriale dhe komerciale dhe ndërtimi i rrjeteve të shpërndarjes së gazit

në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Politika e Qeverisë është promovimi dhe përkrahja e kyçjes së Kosovës në projektet rajonale

të furnizimit me gaz, siç është projekti i Unazës në Evropën Juglindore, shih Figurën 28, si

dhe ndërtimi me investime private i rrjetit të brendshëm për përdorimin e tij nga sa më shumë

konsumatorë, kryesisht në sektorin banesor, shërbime dhe industri.

Faqe 74

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!