18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

6. Japë me koncesion ndërtimin e Hidrocentralit të Zhurit, pasi ai t’i nënshtrohet studimeve

të pranueshme të fizibilitetit, të masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale dhe të kalojë

në procesin e konsultimeve publike;

7. Identifikojë dhe vlerësojë, gjatë vitin 2009 dhe 2010, hidro-potencialet e tjera të vogla

që ekzistojnë në Kosovë;

8. Japë, deri në fund të vitit 2011, me koncesion investitorëve privatë ndërtimin e të gjitha

hidrocentraleve të vogla të identifikuara dhe që do të identifikohen gjatë 2009-2010,

përmes një procesi transparent dhe konkurrues të tenderimit;

9. Zhvillojë dhe fuqizojë, deri në fund të vitit 2009, masat stimuluese fiskale për

promovimin e efiçiencës së energjisë dhe teknologjive të energjisë së ripërtëritshme;

10. Zhvillojë, deri në fund të vitit 2010, një program gjithëpërfshirës për promovimin e investimeve

private në projekte të efiçiencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme; dhe

11. Ratifikojë Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimin Klimatik dhe Protokollin e

Kyoto-s, apo pasuesen e tyre, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

11.7 Sigurimi i standardeve për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet sociale

Kosova është e angazhuar ta zhvillojë edhe më tej një kuadër të plotë ligjor dhe rregullator për

mjedisin dhe ruajtjen e tij, në përputhje të plotë me acquis për mjedis dhe normat e standardet

Evropiane. Zbatimi në praktikë i këtij kuadri ligjor dhe rregullator përbën sfidën më të madhe

për të ardhmen. Kjo sepse, nga njëra anë sistemet e monitorimit të nivelit të ndotësve të mjedisit

pothuajse nuk ekzistojnë, dhe nga ana tjetër aftësitë e organeve të ngarkuara me zbatimin e ligjit

janë akoma të kufizuara.

Në kuadër të TKE-së Kosova njeh dhe do ta respektojë detyrimin për zbatimin e acquis për mjedis,

që lidhen me sektorin e energjisë. Për këtë është përgatitur dhe po zbatohet një plan i veçantë

masash dhe aktivitetesh. Vështirësi hasen në sigurimin e financimit për ngritjen e sistemeve të

monitorimit të mjedisit.

Masat mbrojtëse mjedisore

Kosova është zotuar në miratimin dhe zbatimin e standardeve mjedisore të BE-së në të gjitha

investimet në sektorin e energjisë. Qeveria do të:

1. Kompletojë legjislacionin mjedisor dhe do të avancojë aftësitë institucionale të lëshimit

të autorizimeve dhe lejeve, monitorimit dhe zbatimit;

2. Miratojë kornizën e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Social (VSMS), përfshirë

konsultimet publike, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e opsioneve strategjike

dhe informojë mbi planet zhvillimore për projektet e ardhshme të mihjeve dhe të

energjisë;

3. Forcojë legjislacionin dhe strukturat institucionale për rregullimin e ndikimeve

mjedisore për projektet e ardhshme të mihjes dhe të energjisë; dhe

4. Forcojë menaxhimin e burimeve ujore në pajtim me Ligjin Kosovar për Ujërat dhe

Direktivat Kornizë të BE-së mbi Ujërat, në mënyrë që të sigurojë furnizim të besueshëm

me ujë për sektorin banesor, industrial, të energjisë dhe të bujqësisë.

Faqe 78

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!