18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë

Në vazhdim të procesit të Athinës, që kishte për qëllim krijimin e një tregu të integruar rajonal

në Evropën Jug-Lindore, në 25 tetor 2005 Komuniteti Evropian dhe Shqipëria, Bosnja dhe

Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe UNMIK-u,

që përfaqësonte Kosovën, nënshkruan Traktatin për themelimin e Komunitetit të Energjisë.

Austria, Qipro, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Sllovakia, Sllovenia,

Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për pjesëmarrje në takimin e parë Ministror në Nëntor të vitit

2006.

Traktati për Komunitetin e Energjisë kërkon nga palët kontraktuese që të zbatojnë pjesë

të rëndësishme të acquis communautaire, ofron mundësi për krijimin e një tregu të vetëm

të energjisë dhe mekanizmin për operimin e tregjeve të energjive që përcillen nëpërmjet

rrjetave. Ai, gjithashtu themelon edhe institucionet e Komunitetit të Energjisë, si dhe procesin

e vendimmarrjes. Pas procesit të miratimit dhe shpalljes, Traktati hyri në fuqi më 1 Korrik

2006.

Kuadri Institucional dhe procesi i vendimmarrjes brenda Komunitetit të Energjisë përfshin

organet në vijim: (i) Këshillin Ministror, (ii) Grupin Permanent të Nivelit të Lartë, (iii) Fora-n,

dhe (iv) Sekretariatin.

Në pajtim me Nenin 2 të Traktatit, detyra e Komunitetit të Energjisë është të organizojë lidhje

ndërmjet Palëve Kontraktuese dhe të krijojë një kornizë ligjore dhe ekonomike për energjitë që

përcillen përmes rrjetave, në mënyrë që të:

(i) Krijojë një kornizë të qëndrueshme rregullatore dhe të tregut, që do të mund të nxisë

investimet në rrjetat e gazit, gjenerim të energjisë, dhe rrjetat e transmisionit dhe

distribucionit të energjisë elektrike,

(ii) Krijojë një hapësirë të vetme rregullatore për tregti për energjitë që përcillen përmes

rrjetave,

(iii) Përmirësojë sigurinë e furnizimit në një hapësirë të vetme rregullatore,

(iv) Përmirësojë situatën mjedisore në lidhje me energjitë që përcillen përmes rrjetave

dhe efiçiencën e energjisë, kujdeset për shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme dhe

cakton kushtet për tregti të energjisë në një hapësirë të vetme rregullatore, dhe

(v) Zhvillon konkurrencën në tregun e energjive që përcillen përmes rrjetave në një shtrirje

më të gjerë gjeografike dhe përdorë ekonomitë e shkallës.

6.2 Mekanizmi Përcjellës për Stabilizim Asocim

Zhvillimi i Sektorit Energjetik në pajtim me Acquis e BE-së është një nga komponentët më të

rëndësishëm të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE). Ministria e Energjisë dhe

Minierave (MEM), në kuadër të një Grupi Punues për Energji (GPE) të krijuar në fillim të vitit

2007, është duke koordinuar të gjitha aktivitetet për zbatimin e PVPE për sektorin energjetik.

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!