18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

Nën kuadër të PATEL, BB ka financuar azhurnimin e Studimit ekzistues të Fizibilitetit për

Hidrocentralin e Zhurit. Në përputhje me politikat e BB është hartuar edhe Studimi i Vlerësimit

Preliminar të Ndikimit në Mjedis dhe Ndikimet Sociale. Rezultatet e këtyre Studimeve tregojnë se

Projekti i HC Zhur është i zbatueshëm.

Gjithashtu, planifikohet hartimi i Studimit të parafizibilitetit për shndërrimin e HC Ujman në

hidrocentral reverzibil. Banka Botërore, gjithashtu ka iniciuar përkrahjen qeverisë në themelimin e

kornizës rregullative për zhvillimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, përfshirë përpilimin

e propozimeve për mekanizmat përkrahës për burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Nën kuadër të TKE, Kosova ka zhvilluar caqet indikative vjetore edhe 10-vjeçare për burime të

ripërtëritshme. Ajo, gjithashtu ka përpiluar planin e detajuar për implementimin e (i) Direktivës

2001/77/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 27 shtator 2001 mbi promovimin e

energjisë elektrike të prodhuar nga burime të ripërtëritshme të energjisë në tregun e brendshëm

të energjisë elektrike, dhe (ii) Direktivës 2003/30/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të

datës 8 maj 2003 mbi promovimin e shfrytëzimit të bio-karburanteve dhe karburanteve tjera të

ripërtëritshme për transport.

MEM ka hartuar dhe po zbaton disa projekte në kuadër të Programit trevjeçar të Kosovës për

Efiçiencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme Energjetike (BRE) 2006-2008.

MEM ka bërë përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim, dhe si pasojë e mungesës të një ligji për

Efiçiencën e Energjisë (EE), MEM ka promovuar nxjerrjen e disa akteve nënligjore që rregullojnë

çështje të caktuara për fushat e EE dhe BRE. Janë miratuar aktet nënligjore: (i) Udhëzimi

Administrativ për Etiketimin e Pajisjeve elektrike-shtëpiake, (ii) Udhëzimi Administrativ

për Auditimin e Energjisë, (iii) Udhëzimi Administrativ për Shfrytëzimin e Energjisë nga

Konsumatorët Përfundimtarë, (iv) Udhëzimi Administrativ për Caqet Indikative Njëvjeçare dhe

Dhjetëvjeçare për BRE, dhe (v) Vendimi Qeveritar për Masat Nxitëse për Zhvillimin e BRE. Po

ashtu, janë hartuar (por nuk janë miratuar akoma) edhe draft Udhëzimet Administrative për: (i)

Bio-karburantet, dhe (ii) Zyrat Komunale të Energjisë.

Gjatë vitit 2006 është bërë studimi i parafizibilitetit për hidro-potencialet energjetike, kurse gjatë

vitit 2008 janë vlerësuar potencialet e energjisë diellore, të erës, biomasës dhe ujërave gjeotermike.

Ndërkohë, janë zhvilluar edhe projektet: Fushata e ndërgjegjësimit publik për Efiçiencën e

Energjisë (EE) në shkollat fillore e të mesme të vendit (2006), Organizimi i seminarit për rolin e

EE dhe BRE (2005), Organizimi i kursit për Auditim të Energjisë, Studimi mbi Masat e EE në disa

objekte publike (2008), Hartimi i procedurës tenderuese për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

(2008), si dhe Promovimi i Energjisë Diellore (vendosja e paneleve diellore në disa Klinika të

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (2008).

Kosova, si anëtare e TKE, është edhe anëtare e Task Force për Efiçiencë të Energjisë, dhe pritet që

gjatë vitit 2009 ta finalizojë edhe Planin Nacional të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë. Në këtë

plan përcaktohen caqet nacionale për kursimin e energjisë për periudhën 2009-2011.

3.6 Mbrojtja e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit është në mandatin ligjor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

(MMPH). Megjithatë, kjo Strategji duhet të merret me mjedisin nga këndvështrimi i sektorit të

energjisë. Emetimi aktual i gazrave, pluhurit dhe shkarkimi i ujërave të ndotura nga termocentralet

ekzistuese, për shkaqe të teknologjive të vjetruara dhe funksionimit të papërshtatshëm të pajisjeve

Ministria e Energjisë dhe Minierave Faqe 27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!