18.01.2015 Views

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

Strategjia e e Energjise e Kosoves 2009 - 2018 - Ministria e Integrimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2009–2018

ZRrE ka zhvilluar një kornizë rregullatore për një treg transparent dhe jodiskriminues të energjisë,

përfshirë metodologjinë e tarifave, procedurat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe ka shqyrtuar

dhe miratuar një sërë kodesh dhe rregullash të rëndësishme/nevojshme. Ajo ka lëshuar licenca

për të gjitha ndërmarrjet energjetike në Kosovë dhe ka miratuar të hyrat dhe tarifat e lejuara për

KEK sh.a. dhe KOSTT sh.a., si dhe për ndërmarrjet e ngrohjes qendrore. Rishqyrtimi i tretë i

tarifave/çmimeve të energjisë elektrike të KEK sh.a. dhe KOSTT sh.a. për vitin 2009 u finalizua

në maj të vitit 2009. ZRrE është në proces të miratimit të ‘feed-in’ tarifave për energji nga burimet

e ripërtëritshme. Deri tani janë miratuar ‘feed-in’ tarifat për hidrocentralet e vogla dhe fermet e

erës.

3. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), është themeluar në janar të vitit 2005

përmes Rregullores së UNMIK-ut 2005/2 – dhe përfaqëson ‘Agjencinë e Pavarur Rregullatore’

për sektorin e minierave. KPMM është përgjegjës për lëshimin e licencave për hulumtim dhe

shfrytëzim të mineraleve dhe jomineraleve, përfshirë linjitin. Ai, gjithashtu është përgjegjës për

mbikëqyrjen e licencave të lëshuara.

4. Organet tjera qeveritare, siç janë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria

e Punës dhe Mirëqenies Sociale, luajnë rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e komponentëve tjerë

socialë, ekonomikë dhe mjedisorë të industrisë së energjisë elektrike. MEF luan rol të rëndësishëm

në privatizimin dhe mbikëqyrjen e kompanive publike.

2.3.2 Ndërmarrjet energjetike

1. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), është kompania publike e Kosovës, e cila ka

në pronë dhe operon me asete të gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të mihjes

së linjitit. Performanca operative dhe financiare e saj gjatë periudhës 1999-2004 ishte negative.

KEK sh.a. është menaxhuar nga kompani të huaja që nga shtatori i vitit 2002 deri në Dhjetor

2006. Nga Janari i vitit 2007 është vazhduar me asistencë teknike, po ashtu nga një kompani e

huaj. Megjithatë, këto ndihma teknike, së bashku me menaxhmentin vendor, deri në fund të vitit

2008 nuk kanë arritur ta bëjnë KEK-un financiarisht të qëndrueshëm. Dështimi në kontrollin dhe

menaxhimin e konsumit të energjisë elektrike është shkaktari kryesor i problemeve financiare të

KEK sh.a.

2. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT sh.a.), u themelua

në vitin 2006, në pajtim me dispozitat mbi shthurjen/ristrukturimin e sektorit elektroenergjetik,

të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe kushtet e Traktatit për Komunitetin e Energjisë. KOSTT

sh.a. është kompani në pronë publike, përgjegjëse për operimin, planifikimin, mirëmbajtjen dhe

zhvillimin e rrjetit të bartjes dhe interkonjeksionet e tij me sistemet energjetike fqinje, në mënyrë

që ta ruajë sigurinë për furnizim në Kosovë. Përveç kësaj, KOSTT sh.a. është përgjegjës për

funksionimin dhe operimin e tregut me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë. Burimi kryesor

i të ardhurave për KOSTT sh.a. vjen në formën e pagesave për bartje që paguhen nga KEK sh.a.,

sipas përcaktimit të ZRrE-së.

3. Kompanitë e ngrohjes qendrore ekzistojnë në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Ato, së bashku

gjenerojnë nxehtësi për ngrohje në lartësi prej 130 GWh th

/vit, apo rreth 3% të kërkesës së Kosovës

për ngrohje. Stabilimentet e ngrohjes qendrore furnizojnë pjesët më të dendura të qyteteve dhe

objekteve publike, siç janë spitalet, shkollat dhe ndërtesat administrative . Sistemi i ngrohtores së

Prishtinës përbën më shumë se 80% të tërë kapacitetit të ngrohtoreve në Kosovë. Kjo ngrohtore

udhëhiqet nga Termokos sh.a., një ndërmarrje lokale që ofron shërbime publike. Të tri këto sisteme

Të gjitha sistemet e ngrohjes qendrore ofrojnë vetëm ngrohje hapësirash dhe jo edhe ujë të ngrohtë për nevoja familjare. Si

rezultat, të gjitha këto rrjete funksionojnë vetëm gjatë sezonit të ngrohjes.

Faqe 16

Ministria e Energjisë dhe Minierave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!