06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Disa nga instrumentet më të rëndësishme për identifikimin e rreziqeve përfshijnë:• Procedurën formale për kontrollimin e policave të sigurimit;• Analizën e të dhënave të përgjithshme për subjektin ekonomik;• Pyetësor për analizimin e rrezikut;• Grafikone;• Analizën e raporteve financiare;• Pasqyrën e punës së firmës;• Intervistat, etj.Procedura për kontrollimin e policave të sigurimit i kushtohet analizimit të përmbajtjes sëpolicave, të cilat janë të qasshme dhe të cilat jepen nga ana e siguruesve dhe risiguruesetë ndryshëm, e të cilat publikohen nga ana e publikimeve speciale nga lëmi i sigurimeve.Listat e tilla përfshijnë edhe katalog të policave të ndryshme ose llojeve të sigurimeve, tëcilat mund t’u duhen subjekteve afariste, kurse menaxheri për rrezik thjeshtë i kontrollonlistat dhe zgjedhë polica, të cilat i përgjigjen kompanisë.Mangësia kryesore e kësaj qasje është se përqendrohet kryesisht te rreziqet esigurueshme, duke i injoruar rreziqet e pastra të pasigurueshme.Procedura e njëjtë mund të zbatohet edhe në procedurën për risigurim nga ana einstitucioneve për sigurim, por ky instrument përdoret vetëm për rreziqet e pastra tësigurueshme, kurse nuk i përfshijnë rreziqet e pasigurueshme dhe rreziqet tjerafinanciare.Analiza e të dhënave të përgjithshme të klientit ekonomik nënkupton njohje meorganizatën, e cila kërkon sigurim dhe me operacionet e tyre.Menaxheri për rrezik duhet të ketë njohuri të përgjithshme për qëllimet dhe funksionet eorganizatës, për praktikën në industrinë e dhënë dhe për aktivitetet e posaçme të vetorganizatës.Grumbullohen dhe përpunohen të dhëna statistikore për aktivitetet, të cilat i kryenorganizata dhe vëllimin e tyre, të njëjtat përpunohen me metoda dhe procedura tëndryshme kuantitative dhe rezultatet e fituara paraqesin burim themelor tëinformacioneve për analizë të rrezikut dhe identifikim të ekspozimit të rrezikshëm.Ky instrument i përshtatur në mënyrë adekuate mund të përdoret edhe për analizë të tëdhënave personale nga ana e institucionit sigurues, si në raport me rreziqet për të cilatmund të ndërmarrin aktivitetet risiguruese, ashtu edhe në raport me rreziqet e pastra tëpasigurueshme dhe rreziqet financiare.Pyetësorët për analizë të rrezikut janë instrumenti kyç në procesin për identifikim tërrezikut dhe ndonjëherë quhen edhe “zbuluesit e fakteve”.125

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!