06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>menaxhmenteve ishte të përcaktoheshin tarifa të tilla, të cilat do të ishin konkurrentë nëtreg dhe përmes saj të përfitonin klientelë të re.Kjo politikë e disa menaxhmenteve ishte shumë shkurtëpamëse sepse impononte edhekompanitë tjera të vepronin në drejtimin e njëjtë. Aktuarët do të duhej të verifikonin setarifat e propozuara, të bazuara në formulën e caktuar nga BQK, a janë të mjaftueshmedhe adekuate.Liberalizimi i kontrolluar në Kosovë ka kaluar një vit. Ky projekt ishte i përkohshëm dhepas një periudhe prej 6 deri 12 muaj do të duhej kaluar në liberalizim të plotë.Parashtrohet pyetja a do të duhej të kalonim në liberalizimin e plotë, ku kompanitë do tëishin të lira në përcaktimin e tarifave të tyre, duke u bazuar në vlerësimet dhe kalkulimete aktuarëve të certifikuar.Për të vazhduar më tutje, industria e sigurimeve në Kosovë ka disa rrugë që mund tëndjek:1. Të kthehet në sistemin e vjetër, që nënkupton që tarifat të përcaktohen ngaRregullatori.2. Të vazhdohet me liberalizimin e kontrolluar edhe për një periudhë të caktuar.3. Të kalohet në liberalizim të plotë.Opsioni i parë nuk do të kishte me qenë adekuat dhe i aplikueshëm, për arsye serregullatori nuk do të bënte hap prapa, sepse të gjitha trendet janë në atë drejtim, qësektori i sigurimeve duhet të ecë drejtë rrugës së liberalizimit në njërën anë, ndërsa nëanën tjetër ndoshta kjo qasje mund të bie ndesh me Ligjin mbi konkurrencën në Kosovë.Opsioni i dytë është më i preferuar edhe për një periudhë të caktuar me vetë faktin qëkompanitë me këtë qasje dhe tendencë të zbritjes së tarifave pa asnjë kalkulim tëmirëfilltë dhe limiti minimal, i caktuar përmes riskut sigurues, do të krijonin një bazësolide, që procesi mos të degradojë.Mirëpo, për të forcuar liberalizimin e kontrolluar apo tërë procesin ndoshta rregullatorido të duhej që të analizojë një vit të liberalizimit të kontrolluar dhe të krahasojë apoanalizojë një element kyç nga formula e liberalizimit të kontrolluar gjegjësisht kategorinëe shpenzimeve operative (SHO).Pse do të duhej të bëhej kjo, me të vetmen arsye që kompanitë, përmes zvogëlimit tëkoeficientit të pjesëmarrjes së SHO, në primin e propozuar dhe aprovuar, të ulë primetpër të qenë me çmime më të favorshme se sa konkurrenca.Qëllimi i pranimit nga ana e Rregullatorit ka qenë që në një mënyrë të bëjë presion nëkompanitë e sigurimeve, që të zvogëlojnë shpenzimet reale.Pasi të krahasohet koeficienti i këtyre shpenzimeve edhe pas një viti dhe nëse konstatohetqë realisht nuk ka pasur kurrfarë tendence të zbritjes dhe nëse SHO kanë mbetur në një19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!