06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Megjithatë, sipas këtij raporti, Shqipëria klasifikohet ndër vendet mesatare të rrezikuaranga efektet e krizës në vitin në vazhdim.Mendohet se pasojat e krizës në Shqipëri do të jenë më të lehta për disa arsye:• Shqipëria nuk është e përfshirë në tregjet financiare botërore.• Stabilitet relativ i sistemit bankar në Shqipëri, politika strikte të kreditimit në vite.• Në Shqipëri ekzistojnë kryesisht më tepër banka kursimi, sesa banka investimesh.Cila do të jetë tendenca në periudhën 2009-2010? Si do t’i përgjigjen politikat e turizmitkrizës ekonomike?Funksionarët e Qeverisë shqiptare duket se nuk po vlerësojnë sa duhet pasojat e krizës mëtë madhe ekonomike botërore. Natyrisht, turizmi është sektori më i ndjeshëm ndaj krizës,sidomos për grupet me aftësi të kufizuara të pagesës, të cilat brenda 10 viteve të funditkryesisht e vizitojnë Rivierën e Shqipërisë.Stina e ardhshme do të jetë më e dobët se ajo e këtij viti. Tashmë është e qartë për disagrupe të punëtorëve turistikë, hotelierëve dhe qiradhënësve që të mos shpresojnë shumëdhe t’i ulin çmimet. Efektet e krizës kanë filluar të ndihen në disa drejtime:• Është zvogëluar numri i tregtarëve të huaj, që vijnë në Shqipëri për biznes. Këtë etregon numri i vizitorëve në hotelet më të mëdha që në tre muajt e fundit ka pasurrënie.• Rënia e hyrjeve nga flukset turistike, nisur nga fakti se as të huajt dhe as shqiptarët mebanim jashtë vendit nuk do të kenë përsëri të njëjtat të ardhura në dispozicion. Nevojapër të ngushtuar shpenzimet jo të domosdoshme do të prodhojë padyshim një rrudhjetë hyrjeve turistike në vend dhe për rrjedhojë edhe një ngushtim të prurjeve financiaretë këtij sektori në buxhetin e shtetit.• Rënie e masës së investimeve direkte, të huaja dhe vendase në sektorin e turizmit,pasojë e krizës së rëndë financiare.Por, duke e konsideruar krizën si një mundësi, specialistët janë në kohë të parashikojnëmasa zbutëse, për ta kthyer këtë dobësi sektoriale me burim ndërkombëtar, në një pikë tëfortë të ofertës vendase.Së pari, e rëndësishme është që paketave turistike hyrëse (in-coming), që agjencitëshqiptare do të ofrojnë në treg përmes rrjetit të partnerëve ndërkombëtarë, t’u hiqetTVSH-ja, duke ulur të paktën 15 për qind çmimin e startit në ofertën pritëse për tëvizituar Shqipërinë (shembull i suksesit Kroacia).Kjo do të ketë të paktën tre efekte të menjëherëshme.170

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!