06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Modelet e investimeve në tregun turistikInvestimi është një prej kushteve prioritare për arritjen e suksesit në zhvillimin e turizmit.Legjislacioni aktual shqiptar mbron, stimulon dhe mbështet investimet në këtë sektor.Përpara viteve 1990, industria e turizmit në Shqipëri ishte mjaft e dobët, për shkak tësistemit komunist. Niveli i cilësisë së shërbimeve ishte i ulët, stafi kishte mangësi nëpërgatitje dhe mungonte motivimi për të punuar më mirë.Pas viteve 1990, sektori i turizmit mori një vëmendje të veçantë, duke u konsideruar sinjë nga sektorët që do të kontribuojë së tepërmi në rritjen ekonomike të vendit.Sektorët që kanë pasur një rritje më të shpejtë dhe me investime të konsiderueshme janëai i hoteleve dhe restoranteve. Ky sektor u karakterizua nga disa tendenca.Tendenca e parë ishin investimet e kapitalit të brendshëm në ndërtimin e hoteleve,restoranteve dhe agjencive të udhëtimit.Karakteristikë e këtyre investimeve ishte fakti se ato u realizuan si në qytetet kryesoreashtu edhe në zonat rurale. P.sh., në rajonin e Korçës në disa nga fshatrat turistike të tij, sinë Voskopojë, Dardhë, Vithkuq janë ndërtuar disa hotele me investime nga investitorëvendas. Kapaciteti i tyre varion nga 15-30 dhoma.Në zonat rurale sidomos ato malore, por edhe në zonat urbane, veçanërisht në bregdet,është zhvilluar edhe turizmi familjar, që konkurron në saje të çmimeve më të ulëta, por qëpreferohet më tepër nga turistët vendas, që vijnë për të pushuar nga një qytet i Shqipërisënë një tjetër.Shtëpitë e pushimit familjar në zonat rurale japin me qira 1-2 dhoma me çmime 1000lekë, ndërsa te hotelet në po këto zona çmimet lëvizin nga 3000- 4000 lekë.Tendenca e dytë ishin investimet e huaja, drejt krijimit të hoteleve me 4 ose 5 yje,shumica me menaxhim të huaj, po aq sa edhe me blerjen e hoteleve të zotëruara ngashteti nën programin e privatizimit.Një komponent kryesor i programeve të privatizimit të qeverisë në sektorin e turizmit kapërfshirë shitjen e aseteve të vetme ose paketave të aseteve për investitorët. Kryesishtinvestimet e huaja janë realizuar në formën e hoteleve dhe restoranteve.Disa nga investimet më të mëdha në Shqipëri janë Hotel “Europa Park” me vlerë 22milionë $, ristrukturimi i Hotel “Tirana” me vlerë 12 milionë $, Motel “Linza” etj. Roli iinvestimeve të huaja është shumë i rëndësishëm në sektorin turistik në të gjithasegmentet.177

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!