06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>HyrjeKriza aktuale është kriza më e thellë që po kalon sistemi kapitalist, që nga koha e lindjessë tij. Natyrisht që duke iu referuar historisë, mund të konstatojmë se krizat ekonomike efinanciare, pavarësisht nga thellësia, kohëzgjatja apo shkalla e përhapjes kanë qenëbashkudhëtare të vazhdueshme të kapitalizmit.Ndoshta kjo përbën dhe forcën apo "efikasitetin" e këtij sistemi. Kriza aktuale është mepërmasa globale, duke mos mbetur vetëm në kornizat e një krize krediti apo financiare nëpërgjithësi. Natyrisht, vendet që priten të preken më shumë do të jenë vendet e varfra dheato me ekonomi të brishta.Kjo krizë po prek me shpejtësi të gjithë ekonominë reale, e padyshim turizmin si sektor irëndësishëm për ekonominë. Vështirësitë dhe problemet në këtë sektor do të lidhenngushtë me rënien e masës së investimeve të huaja dhe atyre private, si dhe mungesën enjë strategjie të mirëfilltë qeveritare.Si duhet të promovohen dhe nxiten në këto kushte investimet në fushën e turizmit, nëShqipëri?Zhvillimi i turizmit dhe ndikimi në ekonominë shqiptareMegjithë krizat e vazhdueshme social-ambientale të tranzicionit, Shqipëria ka ende mjaftpotenciale të vlefshme për zhvillimin e një turizmi, që i siguron progres ekonomik dheprosperitet social.Shqipëria ka 450 km bregdet me rreth 24 zona për zhvillimin e turizmit. Gjysma esipërfaqes të vendit tonë është zonë malore mbi 600 m mbi nivelin e detit, me 15 zonaprioritare për zhvillimin e turizmit.Shqipëria ka tre liqenj të mëdhenj e një sërë liqenj të vegjël artificialë. Ajo ka 13 ParqeKombëtare dhe zona të ndieshme ekologjike pyjore. Vendi ka trashëgimi të pasurarkeologjike të periudhave të ndryshme, pa folur për manastire, kisha e kështjellamesjetare.Shqipëria ka dy qytete muze dhe disa qendra të banura me cilësi të veçanta arkitektonike,pjesë të trashëgimisë botërore. Kultura shqiptare ka një larmi të pasur folklori, traditash,kostumesh popullore, punimesh artizanale. Njerëzit janë miqësorë e mikpritës, epërgjithësisht njohin gjuhët e huaja. Ajo që i ka munguar turizmit shqiptar është vizioni,ekspertiza dhe vullneti politik.Turizmi në Shqipëri u dëmtua seriozisht, për shkak të vetë izolimit komunist. Në fillim tëviteve 1990-të, edhe pse mungonte eksperienca, u bënë përpjekje të mira për t’u orientuarnga pikëpamja institucionale drejt zhvillimeve të qëndrueshme të industrisë turistike.165

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!