06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Nëse e shikojmë rezultatin financiar apo rezultatet teknike të sigurimeve të detyruara nëKosovë, në këto dhjetë vjet, shtrohet kërkesa urgjente se duhet të ketë liberalizim. Pse?Sepse rezulton se çmimet e servisit të sigurimit (primi) janë përcaktuar me administrimine kësaj çështje nga shteti ( BQK) gabimisht - prime shume më të larta se që duhej.Dëmet në sigurimet e Kosovës pariticipojnë në primin e realizuar diku 30 për qind, qëmund të konsiderohet rezultat i jashtëzakonshëm apo një rekord botëror në sigurimet edetyruara. Andaj, logjike do të ishte kërkesa që shtetit ( BQK) t’i thuhet mjaft nërregullimin e çmimeve dhe vetëm liberalizimi të kërkohet si zgjidhje.Mirëpo, nuk besoj se ky përfundim logjik është edhe i drejtë. Kjo nga arsyeja sepërfundimi i ynë mbështetet në disa të dhëna mbi të cilat nuk mund të fitohet përshtypjapër rezultatin real meritor teknik.Andaj, pranimi i një kursi krejtësisht tjetër me një autonomi të pakufizuar të siguruesvemund të ketë pasoja të paevitueshme. Duhen siguruar parakushte dhe lypset edhe pakkohë, që të mund t’u lejojmë siguruesve, që ta bëjnë përcaktimin e çmimit (primit tësigurimit).Parakushti elementar për llogaritje të një primi meritor konsiston në një bazë tëshënimeve kualitative statistikore sipas standardeve të mirënjohura.Pra, jo vetëm të evidencës kualitative të primit dhe pagesave të dëmeve, por edheshënime meritore për dëmet e raportuara, frekuencën e dëmeve dhe të varieteteve tëdëmeve, dëmet e rezervuara, primet e bartura etj.Sa për ilustrim i referohemi vetëm një segmenti të këtyre shënimeve statistikore nëKroaci, ku p.sh. dëmet e rezervuara kontestuese nga ato ordinere janë deri 4-5 herë më tëlarta.Ky pozicion është komplet relativ apo i panjohur në Kosovë, në mungesë të shënimeveadekuate. Andaj, në këtë situatë, duhet kuptuar rezervën time për çdo përfundim lidhurme rezultatin real teknik të sigurimeve të detyruara në Kosovë.Përmenda rekordin botëror në rezultatin teknik prej 30 për qind të pjesëmarrjes sëdëmeve në premi sigurimi, por është ilustrative, bazuar në shënime të disponueshme, nëtë cilat nuk mund të mbështesim përfundimet tona.Aq sa dikush ka të drejtë në konkludimin se rezulati teknik në sigurimet e detyruara nëKosovë është tepër profitabil dhe me prime të larta, po aq ka të drejtë tjetri të shprehërezerva lidhur me rezultatin teknik, duke pohuar se primi është i pamjaftueshëm!Pra, për një kohë, duhet lidhur me politikën e primeve të sigurimeve të detyruara nëKosovë të ngelë në aplikim rregullimi administrativ me pershpejtim të inkorporimit tëelementeve të liberalizimit.49

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!