06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Selia e këtij asociacioni sot ndodhet në Montreal, Kanadë, dhe marrin pjesë më shumë se230 kompani udhëtimesh dhe kompani ajrore kargo nga 125 vende, të cilat bëjnë 93 përqind të komunikacionit ajror.Sa për ilustrim, kompanitë ajrore, të cilat janë anëtare të këtij asociacioni, në vitin 2007kanë transportuar 44.7 milionë tonë mall, nga e cila 29 milionë tonë janë pjesë e xhiros sëmallrave.IATA ka për qëllim ta ngrejë vetëdijen për rëndësinë e industrisë së avionëve përekonominë kombëtare dhe botërore.Kjo shoqatë i mbron interesat e kompanive ajrore nëpër botë dhe iu ndihmon nëthjeshtëzimin e procedurave, unifikimin e rregulativës dhe rritjen e besimit të klientët,duke llogaritur reduktimin e harxhimeve dhe përmirësimin e efikasitetit të punës.Përparësitë kryesore të kësaj organizate janë: siguria, e cila po përmirësohet vazhdimishtme përparimin e standardeve të sigurisë dhe minimizimin e ndikimit të komunikacionitajror në ambientin jetësor.Dobitë nga ekzistenca dhe funksionimi i këtij asociacioni, për shfrytëzuesit e shërbimevetë avionit është se kjo shoqatë mundëson thjeshtëzimin e procedurave të udhëtimit dhedërgesës së mallit, me atë rast duke mbajtur një çmim të ulët.Dobi kanë edhe kompanitë e avionëve, pasi IATA mundëson që të operojnë sigurtë, meefikasitet dhe me ekonomi me rregulla të sakta të caktuara.Kjo organizatë paraqet edhe një lloj ndërmjetësuesi ndërmjet kompanive të avionëve dhendërmarrjeve shpeditere nëpërmjet standardeve neutrale të vëna për shërbimet eagjencive dhe sistemeve të centralizuara financiare.Si rrjet i gjerë i kompanive nga industria e avionëve, kjo shoqatë siguron ekspertizëkualitative dhe zgjidhje të ndryshme të problemeve për kompanitë në këtë sektor. IATAkujdeset që qeveritë e ekonomive të ndryshme kombëtare të jenë të informuara në kohëne duhur për kompleksitetin e industrisë së avionëve si të sigurohen vendime më të miraafatgjate.Anëtarësimin formal në IATA e bëjnë vetëm kompanitë e avionëve, megjithatë ekzistojnëedhe programe të ndryshme të kësaj shoqate, të cilat mundësojnë edhe partnerët e tyre tërealizojnë interesa dhe të marrin pjesë në aktivitetet e shoqatës.Kështu p.sh, aeroportet në bashkëpunim me kompanitë e avionëve mundësojnëpërmirësim të efikasitetit të industrisë transportuese të avionëve.Agjencitë për udhëtime dhe ndërmjetësime në bashkëpunim me kompanitë e avionëvemundësojnë përparim të shërbimeve turistike. Ndërmarrjet shpeditere ose agjentët kargo133

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!