06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>NË KOSOVË NUK KA BAZË QË MENJËHERË TË MENDOHET PËRLIBERALIZIMBesnik Nikçi, ekspert i pavarurPritet që në Kosovë së shpejti, përfundimisht, lëmi i sigurimeve të detyrueshme tërregullohet me ligj. Duket se një pjesë (disa dispozita ) të këtij ligji do ta rregullojnë edheçështjen e mbikëqyrjes së këtij lloj sigurimi. Andaj, tema e parashtruar për trajtim dhedebat rezulton si tepër aktuale.Pas asaj që tha Guvernatori, posaçërisht kisha potencuar se nuk ka vend për dilema nëpyetjen e parë: Plotësisht pajtohem se nuk ka dilema të ketë liberalizim apo jo. Kjo(liberalizimi) nuk është vetëm në trend, siç thotë Ibishi, por është edhe më shumëkërkesë. Sikur të ishte trend mund ta zgjidhnim edhe me ndonjë improvizim, por pasi qëështë kërkesë duhet qasje serioze lidhur me atë si ta përmbushim.Lidhur me liberalizimin në Kosovë shtrohet pyetja - kur dhe në cilat kushte? Kur ireferohemi Kosovës lidhur me liberalizimin, duke pasur parasysh problemet, sfidat dhepërvojën e vendeve në rajon, posaçërisht lëmisë së sigurimeve të detyruara, duhetkushtuar rëndësi të posaçme dhe kujdes të theksuar.Kjo çështje në Kosovë parashtrohet si shumë delikate dhe këtë duke pasur parasyshnatyrën e posaçme juridike dhe funksionin shoqëror që ka sigurimi i detyruar, por edhenga vetë fakti se portofoli i sigurimeve të Kosovës kryesisht përbëhet nga ky llojsigurimi, që deri vonë participon me afro 90 për qind në portofolin e gjithëmbarshëm tësigurimeve kosovare.Kur jemi te sigurimet e detyruara duhet të nisemi edhe nga vetë koncepti (kuptimi) isigurimeve të detyruara. Nuk është diçka vullnetare, por diçka që imponohet prej vetështetit, si një sistem i posaçëm sigurimi për mbrojtje të automobilistëve dhe palëve tëdëmtuara.Sistem që duhet të funksionojë dhe në asnjë menyrë të mos dështojë – për çfarëmbikëqyrja permanente dhe kualitative është e domosdoshme. Kjo në asnjë mënyrë nukpërjashton liberalizimin në këtë lëmi, por rezulton se ai duhet të jetë i një regjim iposaçëm.Çdo intervenim i shtetit në këtë lëmi nuk duhet kuptuar si mohim i iniciativës apokërkesës për realizim të liberalizimit, por në këto relacione duhet të ketë bashkërenditjedhe akordim. Dhe shkurt, qëndrimi im lidhur me liberalizimin në lëmin e sigurimeve tëdetyruara është: liberalizim të plotë në këtë lëmi nuk mund të ketë, por një lloj iliberalizimit të kontrolluar. Sa i kontrolluar do të jetë liberalizimi varet nga zhvillimisocial e ekonomik i një vendi, kërkesat që shoqëria i parashtron para këtij sistemimbrojtës dhe gatishmëria e tregut të sigurimeve për ofrimin e këtij servisi.48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!