06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>MSc.Esmeralda Shkira, Ph.D studentMSc. Oriola Theodhori, Ph.D studentMENAXHIMI I SEKTORIT TURISTIK NE SHQIPËRI PËR TË MINIMIZUAREFEKTET NEGATIVE TË RECESIONITHyrjeEkonomia botërore njohu një nga krizat më të thella financire sidomos gjatë pjesës tëparë të vitit 2008. Ekonomitë e vendeve më të zhvilluara ndodhen tashmë në recesion.Ekonomia botërore po pëson rënie shumë të shpejta, ndërkohë që ekonomitë në zhvillimpo përballen me një rritje shumë të ulët. Rezultati në vendet e zhvilluara pritet të bjerë nëmasën 0.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit 2009.Rritja e ekonomive në tranzicion llogaritet me një rënie prej 4.8 për qind për 2009.Vendet e zhvilluara kanë hyrë në një recesion të thellë gjatë 2009, dhe nga ana tjetërvendet në zhvillim do të kenë mjaft të vështirë për të menaxhuar situatën në termat ereduktimit të varfërisë dhe për të ruajtur stabilitetin politik dhe social.Për t’i shpëtuar riskut të një recesioni të thellë dhe global do të ishte mirë zbatimi i njëpakete stimuluese fiskale ndërkombëtare të koordinuar, e cila të jetë koherente dhe nëpërputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.Pasiguria ekonomike, inflacioni tek udhëtimet, kurset e shkëmbimit, do të ndryshojnëzgjedhjet në lidhjet me destinacionet turistike dhe mund të shkaktojnë shtyrje tëvendimeve për udhëtime të brendshme dhe të jashtme. Edhe turizmi botëror është prekurnga recesioni.Mirëqenia e turizmit varet shumë nga mirëqenia e ekonomisë botërore dhe anasjelltas.Nivelet e larta të recesionit global po shfaqen dukshëm dhe po ndikojnë në paraqitjenekonomike të turizmit.Fjalët kyçe: recesion, strategjitë në turizëm.Turizmi botëror përballë recesionitIndustria e turizmit duhet të përballet me efektet e recesionit. Recesioni mund të vazhdojëedhe në gjashtëmujorin e dytë të 2009. Mbërritjet turistike ndërkombëtare arritën në 924milionë në vitin 2008, me një rritje prej 2 për qind në krahasim me 2007.Sipas WTO, gjysma e parë e vitit tregon rezultate të mira, por numri i mbërritjevendërkombëtare po ulet ngadalë dhe turizmi ndërkombëtar mund të qëndrojë stabil ose tëbjerë pak në sezonin turistik 2009. Viti 2009 mund të sjellë lajme të mira në tri përballjekritike të udhëtimit:154

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!