06.08.2015 Views

LOGOS

logos - Pjetër Budi

logos - Pjetër Budi

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Shkencore<strong>LOGOS</strong>Përfitimet nga identifikimi i rrezikutNë fazën e identifikimit të rreziqeve financiare në institucionin për sigurime, shërbimetprofesionale të institucionit e zbulojnë prezencën e rrezikut të tillë ose mundësinë përparaqitjen e tij dhe në bazë të kësaj qasemi kah realizimi i fazave në vijim në procedurëne udhëheqjes me rrezikun. Gjatë kësaj, me identifikimin e rrezikut duhet të vërtetohet:• Se për çfarë lloji të rrezikut bëhet fjalë;• A bëhet fjalë për rrezik, që shkaktohet nga faktorët intern ose ekstern, që të mund tëdeterminohet shkalla e ndikimit të mundshëm ndaj tij;• Me cilët tregues reflektohet prezenca e tij;• A është ndikimi i tij ndaj punës së institucionit;• A i nënshtrohet ky rrezik rregullimit shtetëror dhe cilave masa të saj;• Cilat masa ndërmerren dhe cilat masa mund të ndërmerren për ballafaqim tësuksesshëm me rrezikun e tillë;• Zhvillimi i strategjisë për udhëheqje me rreziqet financiare dhe konkretizimin e tyrepërmes masave afatmesme dhe afatshkurta për minimizimin e dëmeve të mundshmenga rreziqet.Në literaturë hasen edhe mendime se procedura e identifikimit të rreziqeve potencialepatjetër duhet të jetë e bashkëngjitur me procedurën e vlerësimit të shkallës d.m.th. tëintensitetit të rrezikut, pasi pa këtë nuk mund të vendoset në mënyrë precize vetëidentifikimi, gjegjësisht zbulimi i rrezikut.Mirëpo, krahas qasjes së tillë, një procedurë e tërësishme e udhëheqjes me rreziqet simossiguri, nga e cila na udhëzon ardhmëria në përgjithësi, mund të përmbajë numër mëtë madh ose më të vogël të fazave ose hapave të procesit të udhëheqjes me rreziqet, kurseprocedura e vlerësimit të rrezikut mund të shqyrtohet si pjesë përbërëse e fazës sëidentifikimit ose si hap i posaçëm.Duke e pasur parasysh llojllojshmërinë e rreziqeve të mundshme dhe ndërlikueshmërinë eprocedurës për vlerësimin e tyre, nga qasjet e mundshme është qasja e vlerësimit tërrezikut si hap i posaçëm në procedurën e udhëheqjes me rreziqet.Literatura1. Agarwass A. and DiRollo J., Identifying Currency Risks, Corporate Finan, 19882. Bernsten A. Leopold, Wild J.John, Financial statement analysis (Theory, Applicationand interpretation) City University of Neë York at Baruch, 19973. David J. Hatem, Subsurface Conditionc: Risk Management for Design andConstruction Management Professionals, Burns & Levinson LLP 19974. Emmett Vaughan & Therese Vaughan, Essentials of Insurance: A Risk ManagementPerspective, Copyright © 1999 John Ëiley & Sons, Inc, 19995. Williams C.A., Smith M.L., Young P.C., Risk management and insurance, McGraw/Hill, New York, 1995129

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!