22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kreu i parë

Tema 1.1 Numrat thyesorë.

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të dijë të shkruajë thyesa të ndryshme,

- Të dijë të përcaktojë numëruesin dhe emëruesin e thyesës,

- Të dijë të përcaktojë njësinë thyesore,

- Të dijë të përcaktojë thyesat dhjetore.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

- Tabelë me figura për të nxjerrë kuptimin e thyesës.

Metodat që do të përdoren:

-Kllaster

- Diskutim

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi u drejtohet nxënësve:

a) Shkruani dy numra natyrorë me dy shifra.

b) Shkruani dy numra natyrorë me katër shifra, ku shifra e dhjetësheve të jetë zero dhe

shifra e mijësheve të jetë dy.

c) Shkruani me shifra numrat:

- pesëqind e tridhjetë e dy,

- katërqind e dy,

- dyzet e pesë milionë e tridhjetë e dy mijë e pesë.

Nëse nga nxënësi që ngrihet në dërrasë përgjigjet janë të gabuara, mësuesi kërkon

përgjigje nga nxënësit e tjerë.

- Mbasi ka mbaruar punën përgatitore, mësuesi fillon temën e re. Fillon me radhë

shembujt.

Për shembullin 1 mësuesi u tregon disa lapsa dhe kërkon nga nxënësit ta japin sasinë me numër.

Për shembullin 2 mësuesi merr një mollë (ose ndonjë objekt tjetër) dhe e ndan në dy

pjesë të barabarta dhe kërkon nga nxënësit se e sata pjesë e mollës është një prej pjesëve.

Përgjigjja e saktë do të jetë një e dyta. Mësuesi u drejtohet nxënësve: Ky numër që

shprehu sasinë e mësipërme nuk është numër natyror.

Për shembullin 3, do të përdorë tabelën e përgatitur. Në tabelë, mësuesi shprehet:

Drejtkëndëshat i kemi ndarë në tri pjesë. Në figurën e parë nga dy ndarje kemi ngjyrosur

një, në të dytën nga tri ndarje kemi ngjyrosur dy dhe në të tretën përsëri nga tri ndarje

kemi ngjyrosur një. Këto sasi, thekson mësuesi, nuk mund t’i shprehim me numra natyrorë,

prandaj lind nevoja e futjes së kuptimit të një numri tjetër.

- Në këtë moment mësuesi jep përkufizimin e thyesës:

- quhet numër thyesor ose shkurt thyesë. Mësuesi duhet të theksojë se do të

përdoret shkurt thyesë.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!