22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

punohet 2(d), 3(c), 4(c) dhe 5(c).

- Pasi jep dhe detyrat e shtëpisë, që mund të jenë 2(a, b), 3(a, b), 4(a, b) dhe 5(a), bën

përforcimin teorik duke kërkuar të formulojnë rregullin e shumëzimit dhe thjeshtimit për

të fituar thyesa të barabarta.

- Rekomandon dhe ushtrime me dëshirë në librin e ushtrimeve.

Tema 1.4 Kriteret që një numër të plotpjesëtohet me 2, 3, 4, 5

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të dijë se cili është ndryshimi ndërmjet pjesëtimit dhe plotpjesëtimit.

- Të dallojë numrat e thjeshtë.

- Të dijë kriteret që një numër të plotpjesëtohet me 2, 3, 4, 5.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren.

- Problemore

- Diskutimit

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

- Mësuesi zhvillon punën përgatitore duke iu drejtuar nxënësve:

- Pjesëtoni numri 8 me 2. Ka mbetje gjatë pjesëtimit? Pjesëtoni numrin 24 me 5.

Ka mbetje?

Përgjigjet janë jo dhe po për të dytën. Mësuesi këtu jep përkufizimin që ka në tekst se

kur pjesëtimi quhet plotpjesëtim. Po këtu jepet se kur një numër a është shumëfish i një

numri b duke zhvilluar shembullin 1. Kurse, duke zhvilluar shembullin 2, jep kuptimin e

numrave të thjeshtë ose primë.

Kriteri që një numër të plotpjesëtohet ose jo me 3 duhet të nxirren nëpërmjet shembullit

3 (a, b) (nuk duhet shënuar shembulli 4 b, sepse b i takon 3).

Kurse me punë të pavarur të nxënësve, nxirret kriteri që një numër plotpjesëtohet ose

jo me 4, duke zhvilluat ushtrimet 1 dhe 2.

Për të nxerrë kriterin se një numër të plotpjesëtohet ose jo me 5 mësuesi punon me nxënësit

ushtrimet 3, 4 dhe 5.

Mbas përfundimit të çdo ushtrimi mësuesi duhet të theksojë se çfarë treguam, jo të

thotë se vërtetuam, sepse vërtetimi bëhet për rastin e përgjithshëm.

- Nga ushtrimet që janë në fund të temës, mësuesi punon me nxënësit ushtrimet 1, 2, 3, 4

(për secilin ushtrim zgjidhet e treta).

Mbasi ka përfunduar dhe këto, mësuesi duhet t’i kthehet shënimit, të cilin e sqaron, por

duhet të theksojë se nuk është i detyruar. Nxënësit me rezultate shumë të larta duhet të

dinë kriteret e plotpjesëtimit me 9, 25 dhe 11.

Përforcon mësimin duke kërkuar nga nxënësit të japin kuptimin e plotpjesëtueshmërisë

së numrave primë, kriteret e plotpjesëtueshmërisë me 2, 3, 4, 5.

Si detyra shtëpie mund të jepen ushtrimet 1, 2, 3 dhe 4 (të parën dhe të dytën e çdo

ushtrimi). Si punë të diferencuar, ushtrimin 5. Për punë të pavarur të shihen ushtrimet e

faqes 8, te libri i ushtrimeve.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!