22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Zhvillimi i mësimit

Në punën përgatitore më shumë duhet përqendruar te pyetja: Çfarë kuptojmë me

dhe si lexohen. Duke marrë përgjigjen 32 të qindta apo 5 të qindta këtë

lexim të tyre e shkruajmë në formën 32% dhe 5% dhe e quajmë përqindje. Lexojmë 32

përqind apo 5 përqind.

Te pjesa ku thuhet: Pyesim, dy pyetjet e para marrin përgjigje duke shfrytëzuar punën

përgatitore. Por pyetja e tretë ka tri momente që mësuesi duhet t’i sqarojë me kujdes:

a) kthimi i thyesës në numër dhjetor (me dy shifra pas presjes).

b) kthimi i numrit dhjetor në thyesë dhjetore.

c) kthimi i thyesës dhjetore në përqindje (kjo është trajtuar te dy pyetjet e para).

Shembujt 1 dhe 2 tregojnë se si gjendet përqindja e numrave. Mësuesi duke e kthyer

përqindjen në thyesë sqaron se kthehemi në ushtrimet e tipit: gjetja e pjesës kur jepet e tëra.

Si gjithmonë shembujt do të zgjidhen nga mësuesi.

Nxënësve u kërkohet që të ndërtojnë një tabelë të njëjtë në fletoren e tyre si ajo e

tekstit. Mësuesi sqaron dhe si do të plotësohet kjo tabelë. Pastaj vë në punë nxënësit për

plotësimin e saj. Mendoj që nxënësit të mbajnë hapur librin dhe për plotësimin e tabelës

të shfrytëzojnë përgjigjen e tri pyetjeve.

Në fund bëhet përforcimi i kuptimit të përqindjes.

Për detyrë shtëpie jepen ushtrimet 1, 2 dhe 3. Mësuesi orienton nxënësit për ushtrime

të tjera për të punuar të shohin në faqen 25 në Librin e ushtrimeve.

1.31 Ushtrime

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të kthejë pa gabime numrat dhjetorë dhe thyesat në përqindje dhe anasjellas.

- Të gjejë përqindjen e një numri.

Zhvillimi i mësimit.

Ushtrimet 1, 2 dhe 3 zgjidhen frontalisht në klasë.

Nga ushtrimi 4 mësuesi zgjidh të parën dhe pastaj klasa punon në mënyrë të pavarur.

Mendoj që ushtrimi 5 duhet të zgjidhet me kujdes nga mësuesi. Mendoj që në fillim

kthen 30% në numër, 30%= 0,30. Tani problemi kthehet në gjetjen e përqindjes së një

numri, pra si shembulli 1 te tema mësimore 1.30. 20% =

atëherë

20% i 30% = .

Tani duke pasur parasysh kuptimin e përqindjes kemi 6%.

Përfundimisht:

20% i 30% = 6%. Mundet që mësuesi të përdorë dhe ndonjë mënyrë tjetër për këtë ushtrim.

Rëndësi ka dhe zgjidhja e problemave. Për këtë mendoj që mësuesi të zgjidhë problemën 6.

42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!