22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit.

Puna përgatitore do të rikujtojë veprimet me numrat natyrorë dhe thyesorë. Këtu duhet

të këmbëngulet se si do të veprohet dhe çfarë numri del nga diferenca 7 – 11.

Formulimet e vendosura në kuadrat me shigjetë duhet të përvetësohen shumë mirë nga

nxënësit. Sqarimi i tyre nga mësuesi duhet bërë gjatë zgjidhjes së shembujve 1, 2 dhe 3.

Këta shembuj duhet të sqarohen me atë saktësi si në tekst. Nxënësi vetëm do të dëgjojë

dhe jo të shkruajnë gjatë zgjidhjes së shembujve.

Po qëndrojmë pak te shembulli 3. Të kryhet zbritja (- 9) – ( + 5). Më lart është thënë se

për të zbritur nga numri a numrin b do të mbledhim numrin a me të kundërtin e numrit b.

I kundërti i numrit + 5 është – 5, mund të shkruajmë: (- 9) – (+5) = (- 9) + ( -5) = -14 (kemi

mbledhur dy numra me shenjë të njëjtë). Rëndësi, por dhe vështirësi, paraqet kalimi nga

(- 9) – (+5) te (- 9) + ( -5) kjo duhet sqaruar me atë që u tha pak më lart se i kundërti i

+5 është – 5 dhe se si zbritja kthehet në mbledhje. Shembulli 4 dhe 5, të veçantë kanë

se duhet të rikujtojmë mbledhjen e thyesave dhe të numrave dhjetorë, e cila u dha dhe në

punën përgatitore. Me shembujt 7 dhe 8 sqarohet mirë shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave

me shenjë. Nëpërmjet ushtrimeve nxënësit vihen në punë të pavarur. Gjatë kësaj kohe

mësuesi kalon bankë më bankë për të kontrolluar punën e çdo nxënësi.

Për përforcim kërkon rregullat e veprimeve me numrat me shenjë.

Detyra shtëpie jepen 1, 2(b, c), 3(b) dhe 4 faqe 52.

Mësuesi udhëzon nxënësit që të shohin ushtrimet e faqes 27 në librin e ushtrimeve.

1.35 Ushtrime

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të jetë në gjendje të kryejë veprimet e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe

pjesëtimit, me numrat e plotë, thyesorë dhe dhjetorë.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

46

Zhvillimi i mësimit

Duhet të punohet me shumë kujdes, sepse nga përvetësimi i kryerjes së veprimeve me

numrat me shenjë do të mund të punohet me lehtësi në shprehjet numerike dhe shkronjore.

Para se të fillohet me ushtrimet duhet të kërkohet nga nxënësit që të formulojnë rregullat

për veprimet me numra me shenjë.

Mendoj që mësuesi ushtrimin 1(a) ta zhvillojë frontalisht. Zhvillon vetë 1(b të dytin),

1(c të tretin). Mbasi ka punuar në dërrasë këto ushtrime vë klasën në punë me ushtrimet

1(b të parin) , 1(c të dytin) dhe 1(d të tretin).

Për ushtrimet e tjera kam mendimin se duhet të punohen nga nxënësit në dërrasë me

ndihmën e mësuesit. Mendoj të zgjidhen këto ushtrime: 2(b, d), 3(b, c) dhe 4(c).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!