22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

c) Me çfarë veprimi mund të përfitojmë thyesa të barabarta me një thyesë të dhënë?

Në fund jepen detyrat e shtëpisë: 2(b), 4(c, d) , 5(a, b) dhe për nxënësit e mirë ushtrimi 6.

Gjithashtu mësuesi udhëzon që të shohin me dëshirë dhe në librin e ushtrimeve në faqen 11.

Para testit kam mendimin që mësuesi të zhvillojë një orë përsëritje nga orët e

dispozicionit. Mund të lindë mendimi se ku do t’i gjejë ushtrimet. Ka dy mundësi: të zgjedhë

ushtrime nga temat e zhvilluara të ngjashme me ato të testit ose nga teksti i ushtrimeve

të marrë ushtrime në faqe 11. Mendoj që para se të fillojë ushtrimet (do të udhëzoja që

këto duhet t’i zgjidhë mësuesi) mësuesi duhet t’u rikujtojë nxënësve:

a) Çfarë është njësia thyesore.

b) Cilat janë dy rregulla për të fituar thyesa të barabarta me një thyesë të dhënë.

c) Si veprohet për të thjeshtuar një thyesë (duke gjetur PMP e numëruesit dhe

emëruesit).

d) Rregullat e plotpjesëtimit me 2, 3, 4 dhe 5.

e) Rregullat për gjetjen e PMP dhe SHVP.

f) Cili shërben si emërues i njëjtë i disa thyesave?

Mbas tyre mësuesi zhvillon ushtrimet që ka planifikuar.

1.10 Test kontrolli

Udhëzime.

1. Ushtrimet e testit janë orientuese.

2. Mendimi im është që të zhvillohet në kohën e caktuar. Gjetja e kohës shtesë prej

15 minutash të veprohet ashtu si veprojnë mësuesit e letërsisë kur kanë hartim. Në 30

minutat e tjera mësuesi mund të shpjegojë temën e re për të mos humbur orë mësimi.

3. Nëse nuk ka mundësi për 60 minuta të planifikojë vetë ushtrimet për testin.

4. Pikët janë vendosur për të eliminuar subjektivizmin, nuk i janë dhënë ushtrimit më të

vështirë më shumë pikë.

Vlerësimi i ushtrimeve të testit

1. Nëse nxënësi gjen njësinë thyesore merr një pikë, nëse i përgjigjet dhe pjesës tjetër

i merr të 2 pikët.

2. Nëse i përgjigjet njërës prej kërkesave, merr 1 pikë, nëse u përgjigjet të dyjave merr dy pikë.

3. Nëse ndërton katrorin dhe e ndan në tetë pjesë të barabarta, por nuk ngjyros 7 prej

tyre, merr 1 pikë, nëse bën dhe ngjyrosjen e 7 prej tyre i merr të dy pikët.

4. Nëse formon 1 ose 2 thyesa të barabarta, merr 1 pikë, nëse formon 3 ose 4, i merr të dy pikët.

5. Po e zgjidhi saktë ushtrimin, merr 1 pikë.

6. Po e zgjidhi saktë ushtrimin, merr 1 pikë.

7. Po të plotësojë një prej barazimeve, merr 1 pikë, nëse i plotëson të dyja saktë i

merr të dy pikët.

8. Nëse bën thjeshtimin, por thyesa që del nuk është e pathjeshtueshme merr 1 pikë,

nëse thyesa që del nga thjeshtimi është e pathjeshtueshme, i merr të dyja pikët.

9. Po bëri rrethimin e saktë, merr një pikë.

10. Nëse bën zbërthimin, por nuk gjen SHVP, merr një pikë, po të gjejë dhe SHVP, i

merr të dy pikët.

11. Nëse bën zbërthimin, por nuk gjen PMP, merr një pikë, po të gjejë dhe PMP, i merr

të dyja pikët.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!