22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Zhvillimi i mësimit

Në problema duhet këmbëmgulur që të kuptohen mirë, të dallohen madhësitë që janë

dhënë dhe ato që duhen gjetur. Rëndësi ka përcaktimi i planit të zgjidhjes.

Problema 2, që është e zgjidhur, duhet të punohet nga mësuesi. Nxënësit të ndjekin

zgjidhjen dhe jo të shkruajnë në fletore.

Pas përfundimit të saj klasa punon problemën 4. Mbasi problema të jetë kuptuar nga

nxënësit, kërkohet plani i zgjidhjes.

Nëse planin e zgjidhjes nuk e japin dot nxënësit e jep vetë mësuesi.

a) Sa është rritur gjatësia, pra sa është 10% l10 cm.

b) Sa është gjatësia e drejtkëndëshit të ri.

c) Sa është rritur gjerësia, pra sa është 20% l 5 cm.

d) Sa është gjerësia e drejtkëndëshit të ri.

Mbas ndërtimit të planit të zgjidhjes, klasa zgjidh problemën.

Mendoj se duhet vepruar si më poshtë.

Zgjidhje: a) 10% . 10 = = = 1cm

b) Meqenëse themi rritet gjatësisë, atëherë gjatësisë së drejtkëndëshit të parë do t’i

shtojmë 1cm. Pra 10 cm + 1 cm = 11 cm është gjatësia e drejtkëndëshit të ri.

c) 20% . 5 = cm.

d) Meqenëse themi rritet gjerësia, atëherë gjerësisë së drejtkëndëshit të parë do t’i

shtojmë 1cm. Pra 5 cm + 1 cm = 6 cm.

Përgjigje: Gjatësia dhe gjerësia e drejtkëndëshit të ri janë 11 cm dhe 6 cm.

Dhe së fundi do të zgjidhet problema 6. Në këtë problemë duket sikur plani i zgjidhjes

është dhënë në problemë, por jo.

Plani i zgjidhjes. a) Sa është fitimi në vitin e parë, pra 4% i 20 000 dollarëve?

b) Sa dollarë do të kishte biznesmeni mbas një viti (pra kërkesa e parë e problemës)?

c) Sa është fitimi mbas dy vjetësh?

d) Sa dollarë do të ketë biznesmeni mbas dy vjetësh (pra kërkesa e dytë e problemës)?

Nëse nxënësit nuk ndërtojnë këtë plan zgjidhjeje, e jep vetë mësuesi. Pastaj fillon

zgjidhja e problemës. Mësuesi duhet të luajë rolin e tij në punimin e problemës.

Për detyrë shtëpie jepen problemat 1, 5 dhe 7. Nxënësve të mirë u jepen për detyrë dhe

problemat 8 dhe 9. Problema 10 jepet me dëshirë për nxënësit shumë të mirë. Mësuesi

udhëzon nxënësit se mund të shohin dhe problemat e faqes 26 në Librin e ushtrimeve.

44

1.33 Numrat me shenjë dhe krahasimi i tyre

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të njohë numrat me shenjë.

- Të vendosë në boshtin numerik numrat me shenjë.

- Të dijë që çdo numër i plotë cakton një pikë në boshtin numerik.

- Të krahasojnë numrat me shenjë.

- Të përcaktojë numrat e kundërt.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!