22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1.23 Numrat dhjetorë (vazhdim)

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të kthejë në numra dhjetorë thyesat e çfarëdoshme.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

E veçanta e kësaj teme është se duhet kryer pjesëtimi i dy numrave natyrorë.

Në punë përgatitore mësuesi duhet të theksojë se deri tani ne dimë të kthejmë thyesat

dhjetore në numra dhjetorë dhe kërkon nga nxënësit të japin përgjigje për ushtrimin 2 që

e kishin detyrë shtëpie. Mbas saj mësuesi zhvillon shembujt 1, 2 dhe 3, por me shumë

kujdes dhe jo duke shpejtuar, sidomos në vendosjen e presjes te herësi.

Mësuesi duhet të theksojë se nëse gjatë pjesëtimit kemi mbetje, te herësi vendosim

presjen dhe te mbetja vendosim 0 në të djathtë.

Nëse përsëri nga pjesëtimi kemi mbetje te kjo mbetje, vendosim përsëri 0, kurse te

herësi nuk bëjmë asnjë ndryshim, kujdes se mund të mendohet se duhet vendosur

përsëri presje. Ky veprim vazhdohet, por në klasën e gjashtë do të mjaftohemi me dy

shifra mbas presjes.

Mirë është që mbasi të ketë kryer pjesëtimin, të gjendet pjesa e plotë dhe pjesa

dhjetore.Në dërrasë zhvillon nga ushtrimi 1 të parën dhe të dytën, jo njëkohësisht, por të

zhvillohen një nga një nga nxënësit. Nxënësit e tjerë jo vetëm që duhet t’i ndjekin, por dhe

t’i punojnë në fletore. Mbasi janë zhvilluar dy të parat, mësuesi ndan klasën në dy grupe,

njërit i jep të punojë ushtrimet: nga 1 të tretën dhe tjetrit të katërtën. Mësuesi gjatë punës

së pavarur kalon bankë më bankë për të parë punën e gjithsecilit. Nëse ka kohë, ngre në

dërrasë një përfaqësues nga çdo grup.

Para se të japë detyrat e shtëpisë mësuesi kërkon rregullin e pjesëtimit dhe të vendosjes

së presjes te herësi.

Për detyra shtëpie jepen ushtrimet 3, 4 dhe për të mos harruar kthimin e thyesave

dhjetore në numra dhjetorë, jepet dhe ushtrimi 1. Për punë të mëtejshme rekomandon

ushtrimet e faqes 22 te libri i ushtrimeve.

1.24 Krahasimi i numrave dhjetorë

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të fitojë aftësi për të krahasuar numrat dhjetorë.

- Të mësojë se si bëhet rrumbullakimi i numrave dhjetorë deri në të dhjetën.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Në punën përgatitore paraqiten dy momente të cilave duhet t’u kushtohet e njëjta rëndësi.

Për krahasimin e thyesave mjafton që nxënësi të japë rregullin për të dyja rastet. Mundet

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!