22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kreu II

2.1 Matja e gjatësisë

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të dijë se çdo të thotë të matësh.

- Të njohë dhe t’i shprehë njëra me tjetrën njësitë e gjatësisë.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

- Disa lloj metrash

- Një tabelë me njësitë si në libër.

Metodat që do të

përdoren:

- Problemore

- Diskutimit

- Punë individuale

Zhvillimi i mësimit.

Për të zhvilluar punën përgatitore, mësuesi duhet të ketë porositur nxënësit që të kenë

me vete vizore të shkallëzuar. Udhëzon nxënësit që të kryejnë ato që kërkohen në punën

përgatitore. Mësuesi, mbasi janë bërë matjet, formulon atë që është në kuadrat me shigjetë

të kuqe. Nëpërmjet tabelës që ka përgatitur, tregon njësinë bazë si dhe nënfishat dhe

shumëfishat e njësisë bazë. Sqaron se çfarë tregojnë shigjetat. Konkretisht: një shigjetë

drejtohet nga km te hm dhe lart ka një 10 me një pikë para.

Mësuesi sqaron se çdo kilometër duhet të shumëzohet me 10 për t’u kthyer në hektometër.

Po kështu një shigjetë drejtohet nga hm te km dhe ka një dhjetë me shenjën e pjesëtimit.

Mësuesi sqaron se çdo hektometër për t’u kthyer në kilometër duhet të pjesëtohet me

dhjetë. Kështu dhe për të tjerat.

Pastaj ngre njëri pas tjetrit nxënës në dërrasë për të zgjidhur ushtrimin 1.

Mbasi zgjidh vetë shembullin 1, vë në punë klasën për të zgjidhur ushtrimin 2.

Në fund jep rregullën e kalimit nga një njësi më e madhe në një njësi më të vogël dhe

anasjellas, që është një përmbledhje e tabelës.

Para se të jepen detyrat e shtëpisë bën disa sondazhe për kthimet nga një njësi në një tjetër.

Mësuesi u tregon se në fund të faqes 59 janë disa njësi shumë të mëdha që përdoren

për matjen e distancave ndërmjet yjeve dhe disa njësi shumë të vogla të cilat do t’i njohin

në klasat më të larta.

Për detyrë shtëpie jepet ushtrimi 1, dhe 4. Gjithashtu nxënësit të ndërtojnë në fletore

të detyrave një tabelë si ajo e librit” Matja e gjatësisë. Njësitë.” Udhëzohen nxënësit që të

punojnë ushtrimet e faqes 31 në librin e ushtrimeve.

50

2.2 Veprimet me njësitë e gjatësisë.

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të dijë të mbledhë dhe të zbresë njësitë e gjatësisë.

- Të shumëzojë dhe të pjesëtojë masën e gjatësisë, të dhënë jo vetëm me një njësi, me

një numër natyror.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!