22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kanë përfunduar, mësuesi duhet të preferojë nxënësit e dobët për të punuar në dërrasë

dhe nëse ai mund ta ketë punuar me gabime. Këto gabime duhen korrigjuar nga klasa.

Në të njëjtën mënyrë veprohet dhe për ushtrimet 2. Kujdes të tregohet te pika e dytë dhe

e tretë e këtij ushtrimi për të cilat duhet të kihet parasysh shënimi që është në tekst.

Në fund të mësimit kërkohet nga klasa që të lexohet nga nxënës të veçantë rregulli i

mbledhjes dhe zbritjes së numrave dhjetorë.

Mendoj që detyrë shtëpie të jepen të gjitha ushtrimet. Për punë të mëtejshme

rekomandohen ushtrimet e faqes 23 në librin e ushtrimeve.

1.26 Shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave dhjetorë me një numër natyror

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të dijë rregullën e shumëzimit dhe pjesëtimit të numrave dhjetorë.

- Të dijë si veprohet nëse pjesëtimi del me mbetje kur herësi është me dy shifra mbas presjes.

- Të dijë të kthejë një numër dhjetor në një numër thyesor.

- Të dijë rregullat e shumëzimit dhe pjesëtimit me dhjetë dhe fuqi të dhjetës.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

38

Zhvillimi i mësimit

Që në fillim mund të them se mësuesi duke parë nivelin e klasës këtë temë mund ta

ndajë në dy orë mësimi, ora e parë deri te rastet e veçanta dhe ora e dytë rastet e veçanta.

Në punën përgatitore nxënësi do të rikujtojë veprimin e shumëzimit dhe pjesëtimit me

numrat e plotë dhe me thyesat. Veprimet me thyesat jepen për rikujtim, kurse veprimet

me numrat natyrorë ndihmojnë në kryerjen e veprimeve të shumëzimit dhe pjesëtimit me

numrat dhjetorë. Prandaj përqendrimi në punën përgatitore duhet të jetë te shumëzimi

dhe pjesëtimi i numrave natyrorë. Veprimet duhet të bëhen në kolonë.

Të shumëzohen numrat 125 . 24.

125

24

500

250

3000

Të pjesëtohen numrat 48 me 6. 48: 6 = 8

Mësuesi mund të marrë dhe një rast tjetër të pjesëtimit të një numri tre shifror me një

numër një shifror. Konkretisht: të pjesëtohet numri 564 me 4.

564 : 4 = 141

- 4

16

- 16

4

- 4

0

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!