22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Të gjitha këto duhet t’i vërë në dukje dhe gjatë punimit të shembujve 1 dhe 2.

E veçanta te shembujt 3 dhe 4 është se kemi kllapa dhe tek ato duhet të zbatohet me rigorozitet

rregulli i radhës së veprimeve (b). Mendoj që shembullit 4 duhet t’i kushtohet më shumë kujdes.

Për të parë përvetësimin e mësimit mësuesi vë në punë klasën me ushtrimin 1.

Mbasi kanë përfunduar ushtrimet, mësuesi i drejton nxënësit në libër te rregulla. Cakton

një nxënës për ta lexuar. Pastaj kërkon që të thuhet rregulla nga disa nxënës. Porosit

nxënësit që rregulla dhe ajo që jepet te rubrika Kujdes të mësohet përmendsh.

Detyra shtëpie. 1 (a,d, e, h, j) faqe 55. Mësuesi udhëzon nxënësit që të shohin ushtrimet

e faqes 29 në librin e ushtrimeve.

1.37. Ushtrime

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësit:

- Të përforcojnë rregullat e radhës së veprimeve në shprehjet numerike me dhe pa kllapa.

- Të gjejnë vlerat e shprehjeve numerike me kombinim kllapash.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri me ushtrime për nxënësin

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

48

Zhvillimi i mësimit

Nëse nxënësit do të jenë në gjendje të përvetësojnë këto ushtrime, ata do ta kenë

shumë më të lehtë për të zgjidhur ushtrime më të vështira.

Mësuesi para se të fillojë shembujt duhet të përsërisë rregullat për radhën e veprimeve

në shprehjet numerike. Nxënësit e kanë më lehtë të kryejnë veprimin kur kemi

-2 . ( -3) = 6 se sa në rastin kur kemi: - ( -5) = 5. Prandaj duhet të tërhiqet vëmendja e

nxënësve te: KUJDES që është në mësimin 1.36.

E veçanta e shembullit 1 është radha e veprimeve në një shprehje pa kllapa. Prandaj

mësuesi këtu duhet të këmbëngulë. Nëse shprehja është pa kllapa, pavarësisht nga

renditja e veprimeve, radha e veprimeve është:

a) në fillim kryhet shumëzimi ose pjesëtimi (cili është më parë).

b) pastaj kryhet mbledhja ose zbritja (cila është më parë).

Para se të kalohet në shembullin 1 mësuesi për të sqaruar a merr këtë ushtrim:

Të kryhen veprimet: 10 . 5: 2

10 . 5:2 = 50 : 2 = 25 Kujdes, po të ishte pjesëtimi, më parë do të kryhej ai.

Për të sqaruar b merr ushtrimin:

Të kryhen veprimet: 4 – 5 + 7

4 – 5 + 7 = - 1 + 7 = 6. Kujdes po të ishte

mbledhja, e para do të kryhej ajo.

Mbas tyre mësuesi zhvillon shembullin 1.

Po kështu nga mësuesi duhet zgjidhur shembulli 2, i cili të veçantë nga shembulli 1 ka shprehjen

numerike me kllapa. Mësuesi nuk duhet të anashkalojë çdo kalim në zgjidhjen e ushtrimit.

Mbasi ka përfunduar shembujt, mësuesi vë në punë klasën me ushtrimet a), b) dhe c)

të parën. Nxënësve të mirë u jep të punojnë ushtrimin f) të tretën. Gjatë punës së pavarur

mësuesi kalon bankë më bankë dhe kontrollon punën e secilit nxënës duke dhënë dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!