22.11.2014 Views

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

Matematika 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Për të dhënë përgjigje të saktë të ushtrimit 2 është mirë që numrat të shkruhen me

shifra, kjo detyrë t’u lihet nxënësve mesatarë dhe mbi mestarë, pastaj përgjigjen janë apo

jo të barabartë ta japin nxënësit nën mesatarë.

Mendoj që në klasë nxënësit me ndihmën e mësuesit duhet të zgjidhin ushtrimet:

3(a), 4(të parin dhe të pestin), 5(të parin dhe të tretin), 6(c), 7(a, e) dhe 8( të dytin).

Numri i ushtrimeve që do të zgjidhen varet nga përgatitja dhe niveli i klasës.

Prandaj kjo sasi ushtrimesh që është dhënë për t’u zgjidhur nuk është e detyruar. Por

ato që të zgjidhen të kuptohen nga nxënësi.

Për detyrë shtëpie mendoj që nxënësit nën mesatarë të punojnë ushtrimet: 3(b),

4(të dytin dhe të tretin), 4(të dytin dhe të katërtin), 6(a), 7(a) dhe 8(të parin).

Nxënësit e tjerë të kenë për detyrë: 6(a, b), 7 të gjitha, përveç atyre që u zgjidhën në

klasë dhe 8 (të parin dhe të tretin). Për punë të mëtejshme mësuesi u rekomandon

nxënësve dhe ushtrimet e faqes 24 te libri i ushtrimeve.

1.28 Ushtrime për numrat dhjetorë

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- Të konsolidojë veprimet e shumëzimit dhe të pjesëtimit të një numri dhjetor me një

numër natyror.

- Të konsolidojë veprimin e pjesëtimit kur kemi mbetje.

Mjetet dhe baza materiale:

- Libri i nxënësit

- Libri i ushtrimeve

Metodat që do të përdoren:

- Diskutimit

- Punë individuale

40

Zhvillimi i mësimit.

Mendoj që mësuesi duhet të zhvillojë ushtrimin 1. Ai thekson se edhe për këto tipe

ushtrimesh duhet të kryhen veprime. Ky ushtrim duhet të zgjidhet kështu:

Kontrollohen të gjitha rastet. Do të rrethojmë shkronjën e ushtrimit që është i vërtetë.

Konkretisht: a-ja nuk është e vërtetë se, megjithëse pjesën e plotë e kanë të njëjtë,

shifrën e parë mbas presjes më të madhe e ka numri 365,9, prandaj 365,8 < 365,9. b-ja

nuk është e vërtetë, se 0,13 është e = me 0,13. c - është e vërtetë, sepse pjesa e plotë

është e njëjtë, shifra e të dhjetave është e njëjtë, kurse të qindtat më të madhe e ka numri

2,56, prandaj 2,56 > 2,54. Atëherë rrethohet c. Nëse ne e përcaktojmë se cili është i

saktë pa kryer veprime, bëjmë rrethimin. Duhet theksuar se veprimet për këto ushtrime

mund të mos kryhen në fletën që dorëzohet për t’u kontrolluar nga mësuesi. Kujdes!

Mund të ketë dhe ushtrime që mund të jenë një ose më tepër të vërteta, prandaj duhen

parë të gjitha. Por në teste vetëm një do të jetë e vërtetë.

Pastaj mësuesi ngre nga një nxënës në dërrasë duke zgjidhur me radhë ushtrimin 4(a të

parin, b të dytin), 5( a të tretin, b të parin), 6( a, d). Kurse për ushtrimin 7 mësuesi shembullin e

zgjidh vetë, duke sqaruar ose rikujtuar dy momente: vendosja e presjes te herësi dhe si shkruhet

mbetja si numër dhjetor. Pastaj sipas shembullit që zgjidhi mësuesi në klasë punohet 7(a, d).

Për detyrë shtëpie jepen 2, 3, 4 (a e treta dhe b e treta), 5 (a e para dhe b e treta),

6 ( b, c) dhe 7 (b, c).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!