04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EDITORIAL

luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tyre; ata kanë derdhur gjak për

të mbrojtur tokat e tyre dhe kanë pësuar pushtime të ndryshme

gjatë historisë së tyre kombëtare nga popujt e tjerë. Që këtej,

mendojmë ne, rrjedh edhe shqetësimi i intelektualëve shqiptarë

për të ruajtur me çdo kusht historinë tonë kombëtare. Kërkesa

dhe shqetësimi i tyre është i drejtë; historianët kanë detyrë ta

shkruajnë historinë mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve dhe

jashtë frymës së përbuzjes e urrejtjes për popujt e tjerë fqinj. Një

kërkesë të tillë të drejtë duhet të ketë çdo intelektual shqiptar.

Dihet se historia nuk përsëritet më njëlloj si më parë. Marrëdhëniet

midis vendeve dhe popujve të Ballkanit kanë ndryshuar; këto

marrëdhënie zhvillohen në dobi të frymës së bashkëpunimit

dhe integrimit europian. Në këto kushte, shumë formulime të

vjetra të historisë së popujve të Ballkanit mund të rishihen dhe

të korrigjohen, pa qenë nevoja të shkaktojnë polemika të ashpra,

nisur nga pozitat e një nacionalizmi të theksuar karakteristik për

periudhën e diktaturës komuniste.

Historia ka nevojë për historianët me formim të gjerë

profesional. Populli është i ndjeshëm ndaj historisë së tij; detyra

e historianëve është të shkruajnë drejt dhe të pasurojnë historinë

tonë, pa nxitur shqetësimin dhe zemërimin e popullit. Sot,

historianët janë të lirë të shkruajnë historinë. Asnjë historian nuk

është në “presion politik” për të deformuar historinë e vendit

dhe të personaliteteve të shquara të historisë së tij kombëtare.

Kjo kohë tashmë për historianët ka kaluar njëherë e mirë pas

proceseve demokratike të viteve ’90, që çliruan historiografinë

shqiptare nga pozitat e politizimit dhe të deformimit të

dhunshëm komunist.

u n i v e r s

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!