04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ezymetË

u n i v e r s

2

kuvendeve në të cilat ato janë miratuar dhe rikonfirmuar në

qershor dhe tetor 1878 si dhe në nëntor 1880.

Iljaz pasha së bashku me firmëtarët e tjerë të vendimeve të

këtyre dokumenteve me vendosmërinë për të mos lejuar

copëtimin e trojeve amtare dhe realizimin e Programit

autonomist, të quajtur “Kushtetuta e Lidhjes”, dëshmuan,

të ngritur mbi ndarjet fetare shqiptarinë dhe shqiptarësinë

e mbarë popullit. Më 15 qershor 1878 kërkuan:

Krijimin e një administrate autonome nën emrin “vilajetet e

bashkuara” (Tevhid-i vilayat) me qendër Manastirin dhe

caktimin, përkohësisht, të Gazi Ahmet Muhtar pashës

kryetar të Vilajeteve të Bashkuara ; Angazhimin për krijimin

e Këshillave të Lidhjes me detyrë përhapjen e qëllimeve për

autonomi në qendrat e mëdha si Manastiri, Shkupi,

Prishtina; Mbledhjen e taksave, në emër të Vilajeteve të

Bashkuara, duke organizuar për këtë qëllim dhe

xhandarmërinë. Së fundi shtrohej si detyrë krijimi i milicisë

ushtarake për mbrojtjen e territorit që do të përfshinin

« Vilajetet e Bashkuara ».

Më 10 nëntor 1880 në programin autonomist të

porsamiratuar në Dibër, të organizuar nga Iljaz pasha, për

krijimin e vilajetit shqiptar aderuan dhe krahinat jugore

përmes Lidhjes Shqiptare për Toskërinë të përfaqësuar nga

Abdyl Frashëri etj. Pjesëmarrja e tyre aktive në Kuvendin e

Dibrës përforcoi karakterin e Lidhjes si një organizatë

politike mbarëshqiptare ashtu siç qe përcaktuar qysh në

ditën e pare të thelimit të saj.

Nën kryesinë e Iljaz pashë Dibrës në Kuvend shumica e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!