04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Hasan BAFTIJARI

Muhamedi alejhi selam – një model në

komunikim me njerëzit

rezymetË

u n i v e r s

8

Ata që kishin mundësi për të studiuar komunikimin në nivel

akademik, e dinë se sa teori, libra, studime ekzistojnë në

procesin e ndërlikuar të komunikimit njerëzor. Modelet

perëndimore origjinale të komunikimit – verbale, grafike,

ose matematike – e kanë shumë të vështirë për të përshkruar

aspektet strukturore, funksionale dhe teknike të këtij

fenomeni.

Megjithatë, shembulli më i mirë i një akti të komunikimit

dhe në marrëdhëniet me njerëzit, mund të fitohet nga jeta e

Profetit Muhammed a.s Në të vërtetë, në praktikat mjedisore

të Profetit, ne shohim se ai ishte shembulli më i mirë

në trajtimin e njerëzve. Aftësitë e tij të komunikimit, me

sjellje unike dhe interesante, gjithmonë i sjellshëm dhe i

buzëqeshur, bënë që Profeti (alejhis-selam) të arrijë të fitojë

zemrat e njerëzve që ishin përreth tij, si dhe të gjithë atyre

që erdhën në kontakt me të.

Nga sjellja e tij praktike dhe komunikimi me njerëzit, ne

mund të nxjerrim një mësim të rëndësishëm, e kjo është që

audienca e një mësuesi me aftësi të rralla komunikuese,

duhet t’i vë në funksion të gjitha shqisat, për të nxjerrë kuptime

të sakta dhe mësime të rëndësishme. Kjo është arsyeja

se pse njerëzit rreth Profetit Muhammed (alejhis-selam) u

transformuan në pak vite dhe arritën të ndërtojnë një civilizim

madhështor. Atëherë, ndoshta edhe ne duhet të ndjekim

të njëjtën rrugë sot. Pra, nuk mjafton të lexojmë e të

mësojmë përmendësh thëniet e Profetit (alejhis-selam), por

është e rëndësishme që t’i ndiejmë efektet pozitive të këtyre

thënieve në zemrat dhe mendjet tona, dhe t’i praktikojmë

ato në jetën reale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!