04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Prof. Dr. Hysen Kordha

KUVENDI I SINJËS (1912), KARAKTERI KOMBËTAR

I MEMORANDUMIT TË TIJ

Kuvendi i Sinjës, 100 vjetori i të cilit u përkujtua dhe u festua

në korrik të këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Shpalljes së

Pavarësisë, u përket atyre ngjarjeve të mëdha historike të etapës

së fundit të kryengritjeve të përgjithshme të viteve 1910-1912 të

cilat çuan në kurorëzimin me sukses dhe fitore të Lëvizjes

kombëtare Shqiptare me Shpalljen e Pavarësisë dhe Krijimin e

Shtetit të Pavarur Shqiptar Në atë proces historiko-politik u

mobilizuan gjithë shqiptarët në një luftë të gjithanëshme politike,

kulturore, të armatosur etj. Kuvendi i Sinjës që u mblodh në

fshatin Sinjë të Beratit dhe i zhvilloi punimet nga 10 deri më 23

korrik 1912 ishte pjesë përbërëse e atij procesi historiko-politik.

Ai u mblodh dhe i zhvilloi punimet pikërisht në kohën kur

kryengritja e përgjithshme antiosmane e vitit 1912 kishte

përfshirë dhe zhvillohej (2 në gjithë hapësirën etnike shqiptare.

Momenti historiko-politik ishte i veçantë dhe i jepte Kuvendit të

Sinjës vlerë të jashtëzakonshme, sepse me vendimet që mori i

përgjigjej detyrave historike kombëtare që shtroheshin para

kombit shqiptar në ato momente. Synimet e vendimeve të tij

ishin në përputhje të plotë me strategjinë politike të Lëvizjes

kombëtare Shqiptare gjatë Rilindjes. Përmbajtja e Memorandumit

(dokumenti themelor) të miratuar nga Kuvendi i Sinjës e

shprehu qartë dhe publikisht këtë aspekt ku gjithçka gjykohej e

vlerësohej në shtratin e interesave kombëtare, ku çdo gjë

shtjellohej dhe kërkohej për gjithë trojet dhe kombin shqiptar,

pa veçuar askënd. Ai ishte shprehje tjetër e qartë dhe e plotë,

domethënëse dhe dëshmi e unitetit politik e organizativ të

lëvizjes kombëtare Shqiptare në tërë hapësirën mbarëetnike

shqiptare.

2 ==Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Vëllimi i dytë, Akademia e

Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2008 faqe 1431

u n i v e r s

7

rezymete

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!