04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Edison Çeraj

Estetika e artit islam

Sipas Titus Burchkardt-it, substanca e artit është bukuria.

Në termat e fesë islame, kjo është një cilësi hyjnore dhe, në

këtillësinë e saj, ka një aspekt dyjar: në botë është pamja,

është veshja që mbështjell qenien e bukur dhe gjërat e

bukura. Ndërsa te Zoti, sakaq, apo në vetvete, ajo është

bukuri kullueshmërisht e brendshme; është cilësia hyjnore,

që, mes të gjitha cilësive hyjnore të manifestuara në botë,

risjell ndërmend më drejtpërdrejt Qenien e kulluar.

Pikërisht në sajë të përkujtimit dhe përmendjes së Qenies

lindi dhe u zhvillua arti islam; si një zgjatim apo mishërim i

vetë Islamit apo i të vërtetave që ai synon të përçojë te

njerëzit. Duke pasur parasysh këtë, mund të pohojmë se

nuk është e vërtetë ajo që shkruan më pas po Burchkardt-i:

“Ishte, në fakt, braktisja e mjedisit primitiv arab dhe përballja

me trashëgiminë artistike të popujve të pushtuar apo të

konvertuar që e bëri të nevojshme lindjen e një arti përshtat

Islamit dhe që e bëri të mundur që kjo të ndodhë.” (11 Nuk

është e vërtetë, pasi arti islam buroi dhe u shfaq natyrshëm,

pra pashmangshëm, – natyrisht në rrethana të caktuara dhe

të ndryshme nga njëra hapësirë islame në tjetrën – si një

nevojë e përjetuar nga njerëz të caktuar (artistët) për të

demonstruar të Vërtetën edhe me këtë gjuhë, ndryshe nga

arti europian apo perëndimor në përgjithësi që është në

kërkim të saj. Pikërisht për këtë arsye arti perëndimor është

aq i ndryshëm nga arti islam në veçanti dhe nga ai lindor në

përgjithësi, sepse kanë qëllime të ndryshme, sepse i qasen

krejt ndryshe njeriut dhe jetës.

11 Burchkardt, T. (2012) Arti i Islamit - gjuha dhe kuptimet. Përkth.: Vehap

Kola. Shkup: Logos-A.

u n i v e r s

25

rezymete

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!