04.04.2014 Views

Univers15

Univers15

Univers15

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dritan Egro

Ligji Osman Ndër shqiptarët

e mesjetës së vonë

Për të njohur një formacion politik dhe më pas për ta

analizuar atë, në mënyrë të pashmangshme, atij duhet t’i

njohësh ligjin, t’i analizosh mekanizmin që e ngriti dhe e

administroi; me fjalë të tjera, duhet njohur si produkt juridik

që ka dalë nga kancelaria e tij, i cili në të gjitha rastet rezulton

të jetë më shumë se i tillë, madje edhe më shumë se një

dokument historik që fotografon vetëm një segment të

caktuar kohor.

Në këtë kuadër edhe njohja me Ligjin Osman, i cili ka

sunduar relativisht gjatë në viset shqiptare, sot është më

shumë se i domosdoshëm. Vetëm duke u njohur me të

mund të gjykojmë se për natyrën e shtetit dhe të sundimit

osman në përgjithsi, po aq edhe për veçoritë e këtij sundimi

në rajonin e Ballkanit në tërësi dhe për politikën osmane të

ndjekur në viset shqiptare në veçanti. Ky edicion tekstual

kritik përkthimi i shërben pikërisht këtij perceptimi për

historinë e Perandorisë Osmane, njohjes së historisë së të

drejtës dhe të institucioneve të saj.

Qysh herët kanunnametë osmane (ang.code of Ottoman

law) kanë qenë në vëmendjen e autorit të këtij libri për vetë

kompleksitetin e informacionit që ofrojnë, madje për t’u

njohur më nga afër me të autori ka kryer një studim i cili

ende nuk është publikuar. Por sa më shumë depërtonte në

informacionin origjinal që vetëm ky lloj dokumenti ofron,

aq më shumë i lindte autorit dëshira që ato t’ia paraqiste

opinionit të gjerë shqiptar dhe sidomos lexuesit të

kualifikuar.

Ndërsa sot ky vëllim me kode osmane po sheh dritën e

botimit shqip, mbetet obligim i autorit të përfundojë edhe

u n i v e r s

39

rezymete

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!