06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pjelloria natyrale e tokës, është sigurisht

e rëndësishme për të siguruar një

prodhim optimal si sasior ashtu edhe

cilësor, por rrallë herë ndodh që ajo është

optimale në të gjitha parametrat e saj.

Të ushqyerit e bimëve është masë e

rregullt gjatë prodhi-mtarisë së perimeve

(si dhe te kulturat tjera bujqësore),

përmes së cilës rregullohet tempoja e

rritjes dhe zhvillimit, pjekja më e

hershme, si dhe rendimenti dhe cilësia e

perimeve.

Plehërimi i bimëve i kryen dy funksione

kryesore; bimëve të kultivuara u siguron

sasinë e nevojshme të materieve ushqyese

dhe e ruan, apo sipas nevojës e rritë

plleshmërinë (potenciale) të tokës.

Efekti i përdorimit të plehrave (në

mënyrë të drejtë) është i shumëfisht.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në

ushqimin e bimëve (e me këtë edhe me

rendimente) dhe rritjes së plleshmë-risë së

tokës, plehërimi (në mënyrë të drejt)

ndikon edhe në zvogëlimin e efekteve të

dëmshme të kushteve të ambientit të

jashtëm. P.sh. oplikimi i plehrave e

zvogëlon ndikimin negativ të

temperaturave të ulëta në bimë, për arsye

se stimulon rritjen më të mirë të sistemit

rrënjor, akumulim më të madh të lëndës

së thatë, sheqernave dhe materieve

organike, me çka zvogë-lohet efekti i

temperaturave të ulëta, (faktor ky shumë

i rëndësishëm gjatë kultivimit të primeve

në serra).

Të gjitha llojet e plehrave, të cilat

përdoren në plehërimin e kulturave

bujqësore në bazë të mënyrës së

përfitimit, vetive fizike kimike mund të

jenë; organike, minerale (artificiale), e

më rrallë edhe organo-minerale.

Plehrat organike, kanë rol të

pazëvendësueshëm në prodhimtarinë e

gjithëmbarshme bujqësore. Përveç që

bimëve u vëjnë në disponim gati të gjitha

elementet ushyese, plehrat organike

përmirësojnë shumë veti të tokës.

Humusi i futur në tokë përmes plehrave

organike, apo i përfituar me zbërthimin e

saj, përveç shumë vetive të tjera të

dobishme, i lidh (mban) shumë materie

ushqyese dhe kështu e pengon

shpërlarjen e tyre. CO2 i cili lirohet gjatë

zbërthimit të plehrave organike ndihmon

në zbërthimin e disa materjeve në tokë

dhe i bën ato më të shfrytëzuara për

bimët, ndërkaq, kur lirohet nga toka i

ndihmon bimët në procesin e fotosintezës

(shih cilësia e ajrit në serra). Humusi ka

ndikim shumë pozitiv në përmirësimin e

vetive fizike kimike dhe biologjike të

tokës. Andaj roli i humusit është shumë i

madh në mbajtjen dhe rritjen e plleshmërisë

potenicale dhe efektive të tokës,

si bazë e prodhimtarisë intensive të

perimeve. Për këtë asrye, me humus (në

kuptim të gjerë të fjalës), nënkuptohen të

gjitha llojet e plehrave organike

Megjithatë arritja e rendimenteve të larta,

është e mundur vetëm përmes kultivimit të

kultivarëve me potencial të lartë gjenetik,

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!