06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kërkesat për dritë janë mjaft të

theksuara. Në kushte të mungesës së

dritës së mjaftueshme, zgjatet shumë

vegjetacioni i bimëve të sallatës,

formohen koka jo uniforme dhe krijohen

kushte më të favorshme për rritjen e

vlerës së nitrateve në gjethet e sallatës.

Kërkesat ndaj tokës

Tokat më të përshtatshme për kultivimin

e sallatës janë tokat mesatarisht të lehta

deri në mesatarisht të rënda. Tokat e

rënda janë të pa përshtatshme për

kultivimin e sallatës.

Toka në të cilat kultivohet sallata duhet

të jenë të lehta, me plleshmëri të mire

dhe me lëshueshmëri të mire të ujit.

Para ë gjithash tokat aluviale janë tokat

më të përshtatshme për kultivimin e

sallatës.

Sallata preferon toka me reaksion neutral

deri të dobët acidik, me vlerë të ph 6-7.

Qarkullimi bimor

Në qarkullim sallata vjen pas bimëve që

plehërohen me pleh organik. Ajo reagon

mjaft mirë nëse kultivohet pas bimëve që

janë plehëruar me sasi të

konsiderueshme të plehrave organik

(spec, domate etj), apo edhe pas

bishtajoreve dhe drithërave. Duhet

mënjanuar mbjelljen pas kulturave tek të

cilat janë përdorur herbicidet në bazë të

atrazin-it, në të cilat sallata është e

ndjeshme mjaft shumë, madje edhe në

sasi shumë të vogla (Matotan).

Kërkesat për lagështi

Kërkesat më të mëdha për lagështi janë

në fazën e formimit të kokave, kur

lagështia në tokë duhet të jetë në kufijtë

65-75 % të KFU.

Kërkesat për materie ushqyese

Duke patur parasysh faktin se sallata ka

periudhë relativisht të shkurt vegjetative

(më së shpeshti 60-80 ditë), materiet

ushqyese jo vetëm që duhet të jenë në

sasi të mjaftueshme, por ato duhet të

jenë edhe në gjendje lehët të

shfrytëzueshme nga ana e bimëve. Andaj

nëse përdoren plehrat organike (pasi që

sallata preferon toka të pasura me

materie organike), duhet përdorur vetëm

plehu i dekompozuar mirë (“i djegur”),

në sasi 2-3 kg/m2. Kjo sasi e plehut

hidhet gjatë përgatitjes së tokës.

Vlerat orientuese të plehrave mineral të

cilat jepen para mbjelljes (gjatë

përgatitjes së tokës së bashku me plehrat

organik) janë: 40-80 g N, 50 g P2O5, dhe

120-150 g K2O/ 10 m 2 .

Mënyrat e Kultivimit

Sallata dallohet me vegjetacion të

shkurtë. Kultivimi i sallatës bëhet në

fushë dhe në lloje të ndryshme të

mjediseve të mbrojtura.

Pavarësisht mënyrën e kultivimit, ajo

kultivohet përmes fidanit

Cilësia e mirë e gjetheve të sallatës,

varet, nga kultivari dhe kushtet në të

cilat kultivohen bimët e sallatës. Cilësia

më e mire arrihet kur bimët e sallatës

96

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!