06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Bazuar në këtë duhet planifikuar dhe

implementuar ujitjen. Dozat dhe numri I

ujitjeve caktohen për çdo rast të veçantë,

në bazë të kushteve klimatike, tipit të

tokës dhe gjendjes së bimëve.

Orjentimisht norma optimale e ujitjes është

rreth 40 l/m 2 .

Të ushqyerit e bimëve

Është shumë e rëndësishme që të bëhet

analiza paraprake e tokës, në mënrë që të

përcaktohen drejt dozat e plehërimit.

Royale F1

Kërkesat e lakrës për materie ushqyese

janë të mëdha në të gjitha fazat e rritjes

dhe zhvillimit të saj. Lakra reagon mjaft

mirë në plehërimin me pleh organik.

Tek mbjellja e hershme shpërndarja e

plehrave organik (40 – 60 t/ha) bëhet

para lëvrimit themelor. Tek mbjellja e

vonshme gjithashtu mund të aplikohen

plehrat organike por me kusht që ato të

jenë të dekompozuara (“djegur”), në sasi

prej 20 -30 t/ha. Me përdorimin e tij do

të përmirësohen vetitë fizike, kimike

dhe biologjike të tokës me çka do të

krijoheshin kushte për prodhim të

suksesshëm.

Tek mbjellja e hershme, nga sasitë e

përgjithshme të parapara të plehrave

komplekse (NPK), 2/3 shpërndahen në

vjeshtë para lërimit themelor, ndërsa 1/3

e plehrave NPK shpërndahen para

punimit plotësues (pranveror) të tokës.

Tek lakra kokë përveç që është e

rëndësishme që plehrat të jenë në sasi të

mjaftueshme ato duhet të jenë mirë të

balancuara. Në rastet kur raporti në mes

materieve ushqyese nuk është i mirë mund

të formohen koka të shkrifta dhe kompaktësi

jo të mirë, që mund të ndikoj mjaft në vlerën

tregtare të lakrës kokë.

Me rendiment prej 100 kg lakra kokë nga

toka tërhjek , 0,35 kg N, 0,15 kg P2O5, 0,50

(që përafërsisht është raport 2 : 1 : 3). K2O

dhe 0,07 kg MgO.

Autor të ndryshëm rekomandojnë sasi

orientuese të ndryshme varësisht nga koha e

kultivimit dhe rendimentit të planifikuar:

130 – 310 N, 45 – 100 P2O5, 160 – 400 Kg

K2O, 75 – 165 CaO dhe 25 – 55 MgO kg/ha

(Lesic et al, 2004).

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!