06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

cucurbitaceae etj. Punimi i tokës fillon në

vjeshtë, me punimin themelor të tokës

me ç’rast nuk hedhet plehu i stallës për

arsye se në rast të përdorimit të plehut të

stallës prodhohen qepujkat të cilat ruhen

me vështirësi gjate dimrit, andaj

plehërimi me pleh stalle duhet bërë tek

parakultura.

Në tokat mesatarisht të pasura me

materie ushqyese, vlerat orientuese të

plehrave minerale në formë të materieve

aktive mund të jenë: 60 – 80 kg N, 50 –

60 kg P2O5 dhe 80 – 100 K2O/ha. Është

me rëndësi që gjatë plehërimit të

favorizohet formimi i qepujkave

relativisht të vogla dhe me përmbajtje sa

më të lartë të lëndës së thatë.

Mbjellja e farës duhet bërë sa më heret

që të jetë e mundur në pranverë (duke

filluar nga fillimi i marsit). Çdo vonesë

në mbjellje reflektohet negativisht në

rendimentin e qepujkave. Mbjellja e farës

bëhet në rende në distancë 10 – 15 cm.

Pas çdo 5 - 10 rendeve lihet një distancë

e zbrazët rreth 50 cm, me qëllim që

bimëve t'ju shërbehet më lehtë. Nëse

mbjellja e farës është e rrallë fitohen

qepujka të mëdha. Çka nuk është e

preferuar për qepujkat të cilat përdoren si

materie reproduktuese. Gjithashtu edhe

distancat e vogla ( me ç’rast arrihen

qepujka me diametër më të vogël se 1

[cm] ) nuk është e preferuar.

Thellësia e mbjelljes gjithashtu ndikon

në formën e qepujkave nëse fara mbillet

në thellësi më të madhe fitohen qepujka

me formë të zgjatur. Në toka më të rënda

fara mbillet në thellësi 1 – 1.5 [cm]

ndërkaq në tokat e lehta afër 2 [cm].

Duhet patur kujdes që të sigurojmë aso

distance e cila do të mundësonte që

përqindja më e madhe e qepujkave të

ketë madhësinë 1 – 1.5 [cm] e cila

madhësi ( diametri) është mjaft e

preferuar për qepujkat që shërbejnë si

materie reproduktuese.

Gjatë mbjelljes në mënyrë të mekanizuar

nevojiten rreth 80 – 100 kg farë/ha.

Mbjellja e dendur e farës mundëson që

qepujkat të piqen herët dhe të jenë të

madhësisë së preferuar, madhësi

( diametri ) 1,5 [cm] dhe peshë 1,5 – 2,5

[gr].

49

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!