06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plehërimi modern (fertigimi) nënkupton

përdorimin e plehrave nëpërmjet ujit të

ujitjes. Kjo shpërndarje mund të

realizohet në të gjithë sistemet e kultivimit

të bimëve; ujitjes në sipërfaqe,

ujitjes në formë shiu, etj, por mënyra më

e mirë është nëpërmjet sistemeve të

ujitjes me pika.

KËRKESAT PËR UJË

Sigurimi i lagështisë optimale në tokë

dhe lagështisë optimale, të ajrit, është

njëri ndër parakushtet më të rëndësishme,

gjatë prodhimtrarisë së perimeve

Në rend të parë duhet patur parasysh se

kërkesat e perimeve për ujë janë të

mëdha. Këto kërkesa mund të

shpjegohen me përmbajtjen e lartë të ujit

në frute, vegjetacionin relativisht të

shkurtër dhe sistem rrënjor relativisht e

zhvilluar dobët, te disa kultura perimore.

Uji tek perimet (dhe te bimët tjera ka rol

të shumëfishtë dhe mjaft kompleks.

Gjithashtu uji i rregullon proceset

kimike, fizike dhe biologjike në tokë.

Afatet dhe numri i ujitjeve, varen nga një

kompleks faktorësh si nga lloji, faza e

rritjes zhvillimit të bimëve dhe nga

kushtet e motit (periudha e vitit).

Për të siguruar rendimente dhe cilësi të

lartë të prodhimeve për njësi të

sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të

njihen mirë kërkesat e kësaj bimë për

këtë element jetësor. Nevojat për

lagështirë janë të ndryshme në faza të

ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të

tyre. Vetëm në një sasi të caktuar

lagështire toksore, bëhet e mundur tretja

e elementëve ushqimor që ndodhen në

tokë, duke formuar të ashtuquajturen

solucionin toksor. Nëpërmjet qimeve

thithëse solucioni tokësor kalon në

sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën

mbitoksore në kërcej e gjethe.

Uji në trupin e bimëve ka shumë

funksione, por ndër to më kryesore janë

dy:

Transportimi i lëndëve ushqimore të

nevojshme.

Bimët me anë të transpirimit (avullimit)

nga sipërfaqja e gjetheve, ato

vetëfreskohen. Si rezultat i avullimit të

ujit nga sipërfaqet e gjetheve, ulët

temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij

procesi bimët vetëmbrohen nga

temperaturat e larta dhe kryejnë pa

shumë probleme, proceset e tyre

fiziologjike.

Rritja e kërkesave

për ujë fillon

menjëherë pas

mbjelljes së fidanit

në vëndin e

përhershëm. Fazat

me kritike për ujë

janë:

24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!