06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në shumicën e rasteve nuk jep

rendimente të kënaqshme.

Për mbjellje më të përshtatshme janë

qepujkat e madhësisë 1 – 2 [cm],

mbjellja bëhet në rende në distancë 15 x

15 [cm], 20 x 8 – 10 [cm] etj.

Sasia e qepujkave për mbjelljen e 1 ha,

është e ndryshme varësisht nga madhësia

e tyre dhe sillet nga 300 – 1000 kg/ha.

Për qepujkat e vogla është 300 – 500 [kg],

qepujkat me madhësi mesatare 500 – 800

[kg], ndërsa për qepujkat e mëdha 800 –

1000 [kg/ha]. Megjithatë si vlerë

mesatare rëndomtë merret se për një [ha]

mesatarisht nevojiten 500 – 700 – [kg]

qepujka për mbjellje.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

bazohen në kultivimin e rregullt të

bimëve në mes rendeve eliminim e

barojave, mbrojtjen nga dëmtuesit në

rastet e mungesës së lagështisë është e

preferuar që të bëhet edhe ujitja e

bimëve

Tek ujitja duhet patur kujdes që pas

formimit të bulbit ato të ndërpriten (pasi

që mund të ndikojnë në zgjatjen e

vegjetacionit.

Prashitjet në mes rendeve janë të

domosdoshme me qëllim të mbajtjes të

një regjimi të mirë ajror gjatë

vegjetacionit rëndomtë bëhen 2 – 3

prashitje ( kultivime ) gjatë vegjetacionit

deri sa sipërfaqja në mes rendeve mos të

mbulohet nga gjethet e bimëve.

Në disa raste ( në toka shumë të varfra )

mund të bëhet edhe riplehërimi I bimëve

por ai duhet bërë vetëm në fazat e

hershme ( para fillimit të fenomenit të

bulbit ).

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!