06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me qime ngjyrë të hirit. Qimëzat e

shkurtra lirojnë një lëng të ngjitshëm

ngjyrë të verdhë të çelur, që bimëve të

domates ju jep një erë specifike. Gjatësia

e kërcellit të domates është e ndryshme

(0.3 – 2 m). Te disa varietete që

kultivohen në serra, lartësia e kërcellit

mund të jetë edhe më e madhe. Në bazë

të gjatësisë së kërcellit, kultivarët e

domates ndahen në dy grupe:

a) Indeterminante dhe

b) Determinante

Kultivarët indeterminante dallohen me

kërcell të hollë, me shumë degëzime dhe

me rritje të pakufizuar. Ndërnyjet e tyre

janë të gjata dhe lulëritë i kanë të

vendosura rrallë. Varietetet e këtilla

rëndom kultivohen me mbështetës (që

mund të të jetë i ndryshëm; prej druri,

metali, materieve plastike etj.).

Varietetet e këtij tipi duhet vazhdimisht

të ,,pastrohen”, nga sqetullorët.

Kultivarët determinante (të ulta), kanë

kërcell të ulët (40 – 50 cm lartësi),

zhvillim më të pakët, vegjetacion më të

shkurtër, si dhe lulëri dhe gjethe të

vendosura më dendur. Këto varietete

kultivohen pa mbështetës dhe te këto nuk

aplikohet largimi i sqetullorve.

2.3 Gjethet te domatja janë tek puplorë,

pak a shumë të çara. Ato mbulohen me

disa fletëza të rendit të parë. Te

domatja dallohen kryesisht dy lloje

gjethesh:

Tipi i gjetheve normale, ku bëjnë pjesë të

gjitha pjesët përbërëse të gjethit,

Tipi i gjethevenë formë të gjetheve të

patates, të cilat janë me ndërtim më të

thjeshtë, pa fletëza ndërmjetësuese dhe

fletëza të rendit të parë. Janë më të trasha,

me ngjyrë të gjelbërt të errët dhe ju

ngjajnë gjetheve të patates.

Numri më i madh i kultivarëve të

domates (më shumë se 90%), i përkasin

tipit me gjethe normale.

2.4 Lulëria mund të jetë e thjeshtë, pa

degëzime dhe e përbërë me dy ose më

shumë degëzime. Lulet e domates janë

hermafrodite, me ngjyrë të verdhë.

Domatja është bimë vetpjalmuese

(vetpolenizuese).

Për nga pikëpamja botanike, fryti i

domates përfaqson një rrushkë, që

përbëhet nga 2 – 3 e më shumë fole

farash. Madhësia e frytit është mjaftë

variabile, nga

1 – 2 gr te domatet e egra e deri në 500

gr te varietetet me fryte të mëdhenj.

Për nga forma frutet e domates mund të

jenë vezake dhe të zgjatura, pllakëzore

ose të rrumbullakët.

VLERA USHQYESE DHE

KURATIVE E DOMATËS

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!