06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përhapja shumë e gjerë dhe konsumi i

lartë i domates shpjegohet me vlerën e

madhe ushqimore, dietetike e kurative, si

dhe me shumëllojshmërinë e përdorimit

të sajë.frutat e domatës dallohen për

përmbajtje të lartë të vitaminave, kripra

minerale si dhe acide organike.

Domatet e pjekura kanë përafërsisht këtë

përbërje kimike në përqindje (%): ujë

87.96, lëndë ekstraktive të pa azotuara

0.48-4, sheqerëra2.5-5, lëndë të azotuara

0.8-2, celulozë 0.8-1.5, kripëra minerale

0.6-1.2, yndyrëra 0.2-0.6 etj.

Domatja siç u përmend edhe më lartë ka

vlerë të madhe kurative. Ajo përmban

antibiotik siç është tomatinae cila

shërben në luftimin e sëmundjeve të

lëkurës dhe aparatit tretës. Lëngu i

domates ushtron ndikim të madh në

shërimin e plagëve të infektuara dhe të

ulcerave kronike, është mjaft i

përshtatshëm edhe për njerëzit që vuajnë

nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të

gjakut.

Domatja ndikon edhe në kurimin e

sëmundjeve të lehta reumatike, ka veti

kuruese edhe për neferitin, artritin,

kapsllëkun, etj. Ajo shërben edhe për

neutralitetin e aceditetit që krijohet në

organizëm nga ushqimi i bazuar në mish

dhe drithera.

Acidet e domates midis të cilave

mbizotëron acidi citrik kanë aftësinë të

seleksionojnë florën intenstinale, duke

favorizuar veprimtarin e baktereve të

tretjes, ndërsa pengojnë zhvillimin e

baktereve të kalbëzimit.

KËRKESAT E DOMATES NDAJ

KUSHTEVE TË AMBIENTIT TË

JASHTËM

Kërkesat ndaj temperaturës

Domatja ka kërkesa të mëdha ndaj

temperaturave të larta, dhe atë gjatë të

gjitha fazave të rritjes dhe zhvillimit të

saj. Fara e domates fillon të mbijë në

temperaturën minimale 12 – 13˚C,

ndërkaq temperatura optimale për

mbirjen e farës është rreth

25˚C. Temperatura optimale për rritjen e

organeve vegjetative është rreth 22˚C. Në

fazën e lulëzimit dhe të formimit të

fruteve, temperatura optimale sillet në

kufijt 23 – 26˚C. Në temperaturën nën

15˚C, ndalet procesi i lulëzimit të bimëve,

kurse në temperaturën 10 – 11 ˚ C, vie

deri te ramja e luleve si dhe ndërprerja e

rritjes dhe zhvillimit të bimëve. Deri te

ramja e luleve mund të vie edhe si pasojë

e temperaturave të larta (mbi 35˚C).

Kur është i dobët intensiteti i

ndriçimit (psh. në serra), domaten duhet

kultivuar në temperatura më të ulëta, me

ç’rast zvogëlohet intensiteti i

frymëmarrjes dhe aktiviteti fotosintetik i

bimëve.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!