06.05.2013 Views

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

Libri Perimtaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përgatitja e fidanit

Për prodhim të hershëm në fushë të

hapur, fara mbillet nga mesi i shkurtit.

Në mënyrën tradicionale mbjellja bëhet

në leh të nxehta në të cilat vendosen

rreth 4 g fare/m 2 . Një sasi e këtillë e

farës mund të siguroj një dendësi rreth

500 fidanë/m 2 .

Përgatitja e këtyre leheve bëhet në forma të

ndryshme (nën ose mbi tokësore).

Në fund vendoset një shtresë e plehut të

freskët organik (25 – 30 cm) e cila shërben

si burim i ngrohjes. Mbi të vendoset një

shtresë dheu (që në disa raste përzihet me

një pjesë plehu të dekompozuar) në trashësi

5 – 10 cm. Në një sipërfaqe të përgatitur në

këtë mënyrë vendoset fara.

Fara mbulohet me materiale të ndryshme

(komina, pleh i përzier me dhe, pleh i

djegur). Këto lehë mbulohen me folie

plastike në formë gjysmë harku.

Në kushte të tilla fara e lakrës zakonisht

mbinë (mesatarisht) për 5 – 7 ditë

Për prodhim gjysmë të vonshëm dhe të

vonshëm, mbjellja e farës kryhet nga gjatë

muajve maj – qershor. Mbjellja kryhet në

lehe të ftohta (jo në shtretër me pleh stalle)

të gjerësisë 1.2 m. Këto lehë ndërtohen në

toka të pasteta nga barojat e këqia, të lehta,

të pasura me materie ushqyese.

Sasi e farës për 1 m 2 , është përafërsisht e

njëjtë me atë të prodhimit në shtretër të

nxehtë (rreh 3 – 5 gr/m 2 ), dhe pse fermerët

në disa raste përdorin sasi diç më të madhe.

Gjatë përgatitjes së fidanit për këtë formë të

prodhimit, nuk përdoren masa plotësuese

dhe as ndonjë masë tjetër specifike për

fidanë.

Këto metoda duhet zëvendësuar me metoda

bashkëkohore pasi që përgatitja e dobët e

fidanëve të lakrës (sikur edhe shumicës së

perimeve tjera) është ndër faktorët kryesor

që ndikon në rendiment e ulëta dhe vonesën

e fillimit të vjeljes.

Prodhimi cilësor i fidanit nënkupton

përgatitjen e fidanit në module, duke

përdorë substrat të përshtatshëm për lloje të

caktuara të perimeve.

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!