20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

22

106

Përmes vetënotimit dhe notimit të ndërsjellë

drejt të arriturave më të mira

Lënda mësimore: Tema mësimore: Klasa: Kohëzgjatja: Arsimtari:

Matematikë Numrat racionalë VI

prej 05.03.2008 deri më

15.4.2008

Nadica Hirstovska, SHF

“K. Josifovski – Pitu”,

Shkup

QËLLIMI

ÂTë Â shqyrtohet sesi informacioni

i kthyes efikas me shkrim

(IKSH) kontribuon drejt

avancimit të mësimit.

ÂTë Â udhëzohen nxënësit drejt

strategjive të vetënotimit dhe

notimit mes vete.

ÂTë Â përfshihen nxënësit

në notim, përkatësisht të

kontrollohet aftësimi i tyre për

notimin e punimeve të tyre dhe

të nxënësve tjerë, me çka kanë

mundësi t’i japin njëri-tjetrit

informacion kthyes dhe ta

përmirësojnë mësimin e tyre.

RRjEDHA E AKTIVITETIT

Në këtë aktivitet u përfshinë 25 nxënës të klasës VI të cilët u mbikëqyrën gjatë

përpunimit të temës Numrat racionalë.

ÂÂNë orën e parë pas përfundimit të temës Operacionet me numra të plotë,

janë kontrolluar dituritë e përvetësuara të nxënësve. Për këtë qëllim është

përdorur fletë mësimore e përgatitur nga arsimtari. Nxënësve iu shpjegua

se do t’u jepet informacion kthyes me shkrim dhe iu bë me dije se qëllimi i

saj është të shihet se ku janë të suksesshëm, gjegjësisht në cilat pjesë kanë

nevojë të përmirësohen.

ÂÂOrën e ardhshme nxënësve iu dhanë fletët mësimore me informacion kthyes

me shkrim dhe në këtë drejtim u zhvillua një diskutim me nxënësit, në veçanti

për atë sesi ndikohet me të në të mësuarin e tyre në të ardhmen.

ÂÂGjatë përpunimit të temës së ardhshme Operacionet me numra racionalë,

herë pas herë e përcillja punën e nxënësve dhe ndikimin e informacionit

kthyes me shkrim të dhënë paraprakisht në të mësuarit e tyre. Për këtë

qëllim iu dhanë edhe dy detyra kontrolluese (teste të diturisë). rezultatet e

njërës detyrë kontrolluese u vetënotuan/vetëvlerësuan, ndërsa për të detyrën

tjetër u notuan/vlerësuan nga nxënësit e tjerë. Të dyja notimet e nxënësve u

realizuan në bazë të përgjigjeve të sakta të cilat arsimtari i shënon në dërrasë

të zezë. Në rastin e dytë nxënësit përgatitën kritere për notim (për atë se kur

dhe për çka jepen pikë) dhe për shndërrimin e pikëve në nota.

ÂÂPas përfundimit të temës Operacionet me numra racionalë, përmes testimit

të diturive i kontrollova njohuritë e përvetësuara.

ÂÂMe pikëpyetje i kontrolloja edhe qëndrimet e nxënësve lidhur me përvojën e

tyre nga vetënotimi ose notimi i ndërsjellë.

ÂÂNë fund të temës është realizuar një hartim me shkrim ku është dhënë një

test për kontrollimin e diturive, që është përgatitur nga Byroja për Zhvillimin

e Arsimit (BZHA), ndërsa notimi është bërë me anë të listës së pikëve e cila

është pjesë e testit.

ÂÂPas pranimit të testeve të notuara, bashkë me psikologun e shkollës është

zhvilluar një bisedë me nxënësit lidhur me përvojat dhe mendimet e tyre

ne lidhje me mënyrat e ndryshme të notimit, gjegjësisht për: informacionin

kthyes me shkrim, vetënotimin dhe notimin e ndërsjellë.

Notim për mësim në shekullin 21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!