20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

REzULTATET

Është bërë analizë e informacioneve kthyese me shkrim. Për të është biseduar me nxënësit dhe është kërkuar mendimi i

tyre për dobinë e mënyrës së këtillë të notimit dhe informimit të ndërsjellë.

Konstatimet themelore:

Më shumë se gjysma e prindërve e shkruan komentin e tyre, ndërsa të tjerët vetëm janë nënshkruar për të dëshmuar

kështu se e kanë lexuar informacionin kthyes të arsimtarit.

Prindërit janë të kënaqur nga mundësia për të dorëzuar shënim me shkrim dhe kërkojnë edhe më tej të vazhdohet me

përdorimin e metodës së këtillë.

Vërejtjet e prindërve kryesisht kanë të bëjnë me atë se ata janë të kënaqur me mënyrën e notimit dhe se janë të

vetëdijshëm se nxënësit nuk orvaten sa duhet, por ata në të ardhmen do t’u ndihmojnë nxënësve në mësime që ashtu

të arrijnë rezultate më të mira.

Ja si komentojnë prindërit:

“Ana gjatë mësimit i mban

mend të dhënat por nuk i

kupton shkaqet dhe pasojat

e ngjarjeve historike. Në

të ardhmen do t’i analizojë

mësimet që t’i kuptojë e jo

t’i mësojë përmendsh. Ne si

prindër në të ardhmen do të

angazhohemi më tepër që t’i

korrigjojmë gabimet.”

(Komenti i prindit të Anës)

“Konsideroj se bija ime

nuk e ka përvetësuar

sa duhet materialin, që

është rezultat i materialit

të vëllimshëm mësimor,

ndjekjes plotësuese të

kurseve etj. Shpresoj se në

të ardhmen se kjo gjendje

do të përmirësohet. Nëse ka

mundësi për orë plotësuese,

atëherë sigurisht se më

mirë do ta përvetësojë

materialin. Unë besoj në

sukses.”

(Komenti i prindit të Ivës)

ÂÂVërejta se nxënësit, duke qenë të vetëdijshëm se prindërit i kontrollojnë të arriturat e

tyre, ishin më të motivuar për mësim të rregullt dhe për kryerje të detyrimeve.

ÂÂShumica e nxënësve dëshirojnë ndryshime në notim, me qëllim që ai të bëhet më

objektiv dhe më real, si dhe t’i pasqyrojë të arriturat e tyre.

Për këtë çështje zhvilluam biseda me nxënësit ku ata i theksuan mendimet dhe vërejtjet

e tyre, pastaj kërkova që në mënyrë anonime t’i shënojnë mendimet e tyre në letër në

formë të informacionit kthyes për arsimtarin.

I kemi veçuar dy citatet të dhëna nga nxënësit:

“Pyetjet eseistike na nxisin të mësojmë më tepër, së paku mua më nxisin. Në të

duhet dhënë një numër i kufizuar i përgjigjeve. Nëse përgjigjet janë të kufizuara,

atëherë do t’i shkruajmë vetëm gjërat kryesore, nuk do të zgjerohemi më tepër

dhe nuk do t’i shkruajmë disa detaje të cilat nuk janë aq të rëndësishme. Nëse

dëshirojmë të arrijmë diçka më tepër, për këtë notim të ri duhet të orvatemi më

tepër.”

“Unë mendoj se kjo mënyrë e notimit është shumë e vështirë për mua për shkak

se kjo mënyrë është më reale”.

VETËREfLEKTIMI

ÂÂ Në këtë mënyrë krijova qasje në vështirësitë me të cilat

ballafaqohet nxënësi gjatë mësimit në shtëpi.

Për shembull, për shkak të angazhimit plotësues në kurse dhe për shkak të

materialit mësimor të vëllimshëm, nxënësja Iva has në vështirësi gjatë përvetësimit

të materialit mësimor në shkollë. Prandaj prindërit kërkojnë ndihmë që përmes

orëve plotësuese dhe përmes angazhimit të tyre personal ta përmirësojnë situatën.

Në rastin e Anës konstatoj se nxënësja më me vështirësi i zbulon shkaqet dhe

pasojat e ngjarjeve historike dhe më së shpeshti mëson përmendsh. Për këtë shkak

dituria e saj nuk është e qëndrueshme dhe cilësore. Këtë fakt do ta kem parasysh në

punën e mëtejme me nxënësit.

ÂÂ Prindërve është me rëndësi t’u shpjegohet se vërejtjet (shënimet) e tyre nuk

do të keqpërdoren për dënimin e nxënësit, por përkundrazi për përparim,

madje do të shërbejnë si ndihmë për tejkalimin e vështirësive me të cilat

ballafaqohen.

ÂÂ Prindërit duhet nxitur që ta shfrytëzojnë informacionin kthyes me shkrim për

t’u informuar lidhur me të arriturat e nxënësve.

Notim për mësim në shekullin 21 129

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!