20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

REzULTATET

Për të kontrolluar kur lloji dhe koha e dhënies së informacionit

kthyes ndikon te nxënësit, i krahasova reagimet e nxënësve

të grupeve të ndryshme lidhur me atë se:

ÂÂ Sa e ndjekin me vëmendje informacionin kthyes dhe

ÂÂ Si e shfrytëzojnë informacionin kthyes.

Kështu erdha në këto konstatime:

1. Nxënësve që nuk u jepej informacion kthyes, por vetëm

notë përmbledhëse, pak a shumë u liruan pasi e morën

notën dhe zakonisht nuk i kontrollonin testet dhe

zgjidhjet e tyre ose atë e bënin vetëm formalisht.

2. Nxënësit të cilët në fillim e morën notën e pastaj

informacionin kthyes, më shumë fokusoheshin në

elaborimin tim. Ata të cilëve u dha informacion kthyes me

shkrim disa herë i shkruanin dhe parashtronin pyetje për

disa mospajtime të caktuara dhe i mbronin qëndrimet e

tyre lidhur me zgjidhjet e detyrave.

3. Nxënësit të cilët në fillim morën informacion kthyes, e

pastaj e kuptuan notën, ishin më të angazhuar, dëgjonin

më shumë dhe kishin kujdes për çdo fjalë, me kujdes i

lexonin informacionet kthyese me shkrim.

Në të dyja paralelet është biseduar me nxënësit për atë sesi

dëshirojnë ata ta pranojnë informacionin kthyes dhe si mund

t’u shërbejë ai për ta përmirësuar mësimin.

Ky është mendimi i përbashkët i nxënësve të të dyja grupeve,

por edhe i atyre që nuk u përfshinë në informacion kthyes:

ÂÂ Në fillim duhet të tregohet nota e pastaj duhet të

jepet informacioni kthyes. Kur përpos informacionit

kthyes të hollësishëm jepet edhe nota, nxënësit janë të

padurueshëm dhe duan që sa më shpejt ta dinë notën.

ÂÂ Të gjithë nxënësit dëshirojnë të fitojnë edhe informacione

plotësuese përpos notës.

ÂÂ Më shumë dëshirojnë të marrin informacion kthyes

gojor. Disa nxënës konsiderojnë se informacioni i tillë

ngulitet më thellë në trurin e tyre dhe atyre gjatë kohë do

t’u kujtohen pjesë të caktuara të tij.

ÂÂ Informacioni kthyes me shkrim jepet dy deri në tre herë

në vit, me qëllim që të informohen prindërit e nxënësve.

ÂÂ Informacioni kthyes me shkrim u shërben si shënim

përkujtues që të shohin se cilat janë dobësitë e tyre me

qëllim që t’i përmirësojnë të arriturat e tyre.

VETËREfLEKTIMI

Unë konsideroj se do të ishte më së miri që

të kombinohen të dyja llojet informacionit

kthyes, ndërsa nxënësi vetë ta shënojë edhe

informacionin kthyes me shkrim, për shkak se

në pyetjen: Çka është shënuar në informacion

tënd kthyes? nxënësi menjëherë e kërkon

fletën që ta lexojë (ndonëse paraprakisht e ka

lexuar më shumë herë), por meqenëse e ka të

shënuar në letër, kurdoherë që i nevojitet mund

të përkujtohet në të.

Që t’i liroj nxënësit nga presioni i notës, do të

orvatem t’u jap informacion kthyes i cili nuk

është i shoqëruar me notë.

Pas dhënies së informacionit kthyes, nuk duhet

të pritet që nxënësi të ndryshojë plotësisht

dhe ta kuptojë udhëzimin e arsimtarit, prandaj

arsimtari duhet t’i ndjekë rregullisht të arriturat

e nxënësit, ta informojë dhe ta udhëzojë me

qëllim që ai të arrijë sukses më të madh.

Notim për mësim në shekullin 21 97

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!