20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të tij. Në fund nxënësit i paraqitën vlerësimet e tyre për temën

e përpunuar dhe për prezantimin e bërë. Ata e elaboruan

vlerësimin e tyre duke i theksuar anët pozitive dhe dobësitë e

nxënësit gjatë prezantimit, ndërsa dhanë edhe udhëzime për

përmirësimin e suksesit. Po ashtu edhe vetë nxënësi e vlerësoi

punën e tij.

Nxënësit e grupit B punuan në mënyrë “tradicionale”. U

përgjigjen në detyrën eseistike dhe e zgjodhën një nxënës si

prezantues.

Unë e ndoqa punën e nxënësve dhe prezantimin gojor.

Vlerësimin e detyrave eseistike e bëra me metodën holistike

për notim, sipas kritereve paraprakisht të përgatitura dhe të

dhëna në listën e pikëve dhe në fletën kontrolluese (çek-listë)

për prezantim – për nxënësit që bënë prezantimin. Të gjithë

nxënësve ua mblodha dhe kontrollova esetë dhe u dhashë

informacion kthyes me shkrim dhe udhëzime për atë se ku

dhe si duhet ta përmirësojnë mësimin. Esetë më të mira iu

ekspozova në klasë si shembull për nxënësit e tjerë.

REzULTATET

Për të parë sesi ka ndikuar në mësimin e nxënësve

njohja e kritereve të notimit, krahasimin e bëra në

këtë mënyrë:

Të dhënat e arritura janë prezantuar në këtë tabelë:

Grupet A Grupet B

Paraprakisht u dhanë kriteret

e notimit

U përfshinë në mënyrë aktive në

procesin mësimor

Nxënësit ishin të motivuar që sa më mirë

të përgjigjen në detyrën e dhënë.

E dinin saktësisht se në çka duhet

kushtuar vëmendje dhe orvateshin të

mësojnë më tepër dhe të arrijnë nivel

më të lartë.

Të gjithë u përgatitën për prezantim,

sepse e dinin që nga çdonjëri prej

nxënësve mund të ngarkohet me detyrën

e prezantimit.

Vetë roli i nxënësit (mjek ose magjistër)

ishte sfidë për prezantim sa më të mirë

të detyrës.

Kishin kujdes dhe ishin dëgjues aktiv

gjatë prezantimit të nxënësve të tjerë

në klasë.

Përmes pyetjeve e plotësonin prezantimin

e shokut të tyre.

Vetënotimi i punës personale dhe notimi

i ndërsjellë i punës së nxënësve solli

angazhim më të madh të nxënësve gjatë

orës, mundësoi zhvillim të mendimit

kritik dhe vetëkritik.

Më shumë mësuan nga shokët e tyre.

Nxënësit ishin më të kënaqur nga nota.

Nxënësit dinë si të përparojnë në mësim.

Kriteret e notimit u dhanë

në fund

Nuk u përfshinë në mënyrë aktive

në procesin mësimor

Nuk ishin të motivuar sa duhet.

Gjatë përgjigjes së detyrave

përqendroheshin vetëm në atë që e

mësonin dhe nuk nxiteshin të kërkojnë

dhe të mësojnë më tepër.

Nxënësit merreshin vesh kush do

të prezantojë, andaj për prezantim

përgatitej vetëm nxënësi që ngarkohej

me atë detyrë; ata ishin gjithnjë

nxënësit më të mirë.

Nuk ishin dëgjues aktiv dhe nuk

orvateshin ta ndjekin prezantimin e

nxënësit të klasës.

Ishin shumë subjektiv kur notonin

dhe lëshonin shumë pe, pa e marrë

parasysh diturinë e vërtetë të nxënësit

të klasës.

Në fund kërkuan t’u jepen lista

e pikëve që t’i përmirësojnë

raportet e tyre si dhe t‘i evitojnë

dobësitë dhe mangësitë, gjë që iu

mundësua.

Grupi A1 Grupi B1

Grupi A2 Grupi B2

Nxënësit e kësaj klase të tetë, në krahasim me klasat e

tjera të teta e përvetësuan dhe mësuan këtë përmbajtje

mësimore me shumë sukses. Madje edhe nxënësit të

cilët deri atëherë shfaqën sukses të dobët, u bënë më të

motivuar dhe u përgjigjën me sukses në detyrën e dhënë,

saqë edhe bënë prezantime dhe morën notë pozitive

ose më të lartë. Më të suksesshëm ishin nxënësit të

cilët paraprakisht i dinin kriteret, por edhe ata që nuk

i dinin kriteret e notimit, pasi u informuan, shfaqën

interesim ta përmirësojnë notën në orën e ardhshme.

Nxënësit solidë i vërtetuan dituritë e tyre, u bënë më të

sigurt dhe më të motivuar për zbatimin e asaj që e kanë

mësuar dhe ishin të gatshëm ta dëshmojnë atë përmes

shumë shembujve.

VETËREfLEKTIMI

Nga anketa e bërë, pas kryerjes së

këtij aktiviteti, u pa se nxënësve iu

pëlqen kjo mënyrë e punës, se në këtë

mënyrë nxënësit janë më të sigurt, më

të motivuar dhe më të kënaqur nga

nota e fituar. Ata mund ta kuptojnë sesi

mund ta përmirësojnë suksesin në të

ardhmen dhe çka duhet të mësojnë që

të mund të përparojnë.

Kjo mënyrë e notimit nuk kërkon nga

arsimtari shumë angazhim, andaj në të

ardhmen do ta zbatoj me modifikime

të caktuara, varësisht nga përmbajtja

mësimore.

Notim për mësim në shekullin 21 7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!